Kongresisti Self: Presidenti më ka thënë se çështja kryesore për Kosovën është hyrja në NATO

Lajme

Kongresisti Self: Presidenti më ka thënë se çështja kryesore për Kosovën është hyrja në NATO

Më: 4 qershor 2025 Në ora: 21:02 Përditësuar në ora: 21:01 më 04.06.2025
Kongresmeni Keith Self

Kongresisti Self: Presidenti më ka thënë se çështja kryesore për Kosovën është hyrja në NATO

Në një seancë dëgjimore në Nënkomitetin për Evropë të Kongresit amerikan të mbajtur këtë të mërkurë në Uashington, është folur për sfidat me të cilat po përballet NATO-ja.

Një nga temat kryesore të diskutimit dëgjues ishte dhe situata e sigurisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe perspektiva e shtetit më të ri në Evropë për t’u anëtarësuar në aleancën-veri atlantike.

Kongresisti republikan, Keith Self, në hapje të seancës foli për rëndësinë e sigurisë dhe përparimet demokratike të Kosovës, e po ashtu edhe domosdoshmërinë për ta kundërshtuar ndikimin e dëmshëm të Rusisë dhe Kinës në rajon.

Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për aktivitetet destabilizuese që burojnë nga Serbia dhe Republika Sërpska – zhvillime që po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e zyrtarëve amerikanë dhe të NATO-s.

Ndërsa, Admirali në pension, Mark Montgomery, gjatë kësaj seance dëgjimore vlerësoi se Serbia dhe Republika Sërpska, minojnë stabilitetin në Ballkan.

“Serbia dhe Republika Sërpska janë aktorë të rrezikshëm që minojnë stabilitetin në Ballkan”, tha ai.

Self madje tha se Gjeneral Cavolli i ka thënë atij se “Bosnja dhe Hercegovina mund të kollapsojnë brenda natës”.

Ai kujtoi edhe operacionin e NATO-s më 1999, teksa tha se kjo aleancë “hyri në luftë për Kosovën duke e bombarduar Serbinë”.

Ndërkaq, kongresisti Self tha se Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia, Bullgaria e Rumania që rrethojnë tri entitete që nuk janë pjesë e NATO-s.

“Janë Bosnja, Serbia dhe Kosova. Kosova dëshiron të jetë në NATO. Presidenti më thotë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është çështja më e rëndësishme për Kosovën”, theksoi kongresisti Keith Self. 

Në Kongresin Amerikan flitet për kërcënimet në rritje ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Nënkomiteti për Evropën në kuadër të Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, i kryesuar nga Kongresmeni Keith Self (TX-03), sot zhvilloi një seancë dëgjimore të rëndësishme me titullin “Vlerësimi i sfidave me të cilat përballet NATO”, me fokus në kërcënimet që po evoluojnë ndaj Aleancës dhe ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Kryesuesi Self e hapi seancën me fokus të veçantë në rëndësinë e sigurisë dhe përparimit demokratik të Kosovës, si dhe në domosdoshmërinë për të kundërshtuar ndikimin e dëmshëm të Rusisë dhe Kinës në rajon. Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për aktivitetet destabilizuese që burojnë nga Serbia dhe Republika Srpska – zhvillime që po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e zyrtarëve amerikanë dhe të NATO-s.

Në dëshminë e tij, admirali në pension Mark Montgomery dha një vlerësim të qartë dhe shqetësues.

“Serbia dhe Republika Srpska janë aktorë të rrezikshëm që minojnë stabilitetin në Ballkan”, tha ai.

Ekspertë të tjerë të ftuar ishin Dr. Nile Gardiner dhe Ambasadorja Julianne Smith, të cilët ofruan perspektiva për rëndësinë strategjike që ka Ballkani për unitetin dhe sigurinë afatgjatë të NATO-s.

Organizata Albanians For America (AFA) ishte e pranishme në këtë seancë dhe vazhdon të avokojë për angazhim më të fuqishëm të SHBA-së në mbështetje të lirisë, vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit në të gjithë Ballkanin. AFA vlerëson angazhimin e liderëve si Kongresmeni Keith Self, të cilët po e vendosin Kosovën dhe çështjet rajonale në qendër të vëmendjes globale në një moment kyç për rajonin.

“E përshëndesim përqendrimin e sotëm në Ballkanin Perëndimor dhe mbështesim çdo përpjekje që promovon paqe, parandalim dhe partneritete të qëndrueshme”, tha njëri nga përfaqësuesit e AFA.

Duke marrë parasysh kërcënimet e identifikuara gjatë dëgjimit, AFA bën thirrje që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s të përshpejtojnë hapat drejt integrimit të plotë të Kosovës në Aleancë. Si një partnere e përkushtuar ndaj vlerave euroatlantike, përfshirja e Kosovës do ta forconte krahun juglindor të NATO-s dhe do të kontribuonte në siguri afatgjatë për të gjithë rajonin, thuhet në njoftimin e Albanians for America.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat