Limaj vesh uniformën e UÇK-së përsëri, ja për çfarë rasti

Lajme

Limaj vesh uniformën e UÇK-së përsëri, ja për çfarë rasti

Më: 22 shtator 2025 Në ora: 06:50
Fatmir Limaj

Mbrëmë ishte një natë e veçantë për familjen e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Vajza e tij më e vogël, Leonita, po martohet, dhe me këtë rast familja Limaj ka organizuar një kanagjegj tradicional, i mbushur me emocione dhe atmosferë festive.

Për këtë moment të rëndësishëm në jetën e vajzës së tij, Limaj zgjodhi të shfaqet i veshur me uniformën e veteranit të UÇK-së, një gjest simbolik që përfaqëson rrugëtimin e tij si pjesë e historisë së vendit dhe si baba krenar. Me uniformë dhe emocione të thella, ai u pa mes mysafirëve, duke përcjellë mesazh force, nderimi dhe dashurie për familjen.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Norik Uka (@norikuka)

Image
Fatmir Limaj

Pamjet dhe reagimet nga kanagjegji janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat