E dhimbshme: Sot varroset 53-vjeçarja që vdiq pas një aksidenti në Koshtovë

Lajme

E dhimbshme: Sot varroset 53-vjeçarja që vdiq pas një aksidenti në Koshtovë

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Flurije Selimi, 53-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht të enjten pas një aksidenti në Koshtovë, do të varroset sot në varrezat e fshatit Çabër.

Për ceremoninë e varrimit të së ndjerës, kanë njoftuar familjarët e saj.

Rastin e rëndë për Klankosova.tv e kanë konfirmuar Spitali i Mitrovicës dhe Policia e Kosovës.

Në aksidentin që ia morri jetën Flurije Selimit, ishin të përfshira dy vetura, derisa nuk është raportuar për të lënduar të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat