Panovski viziton Covid Qendrat, në mënyrë të rregullt trajtohen pacientët

Maqedonia

Panovski viziton Covid Qendrat, në mënyrë të rregullt trajtohen pacientët

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 19:03
Nikolla Panovski

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se mjeku Nikolla Panovski ka vizituar Covid Qendrat me ftesë të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Panovski, siç thuhet në kumtesë, ka bërë vizitë dhe kontroll të pacientëve dhe te ministri Filipçe ka dërguar mendim ekspertësh për organizimin e Covid Qendrat, kuadrin profesional dhe me çfarë terapie shërohen pacientët.

“Në mënyrë të organizuar dhe solida janë vendosur qendrat, me ndarje të qartë të zonës së kuqe dhe të gjelbër, personeli është i mbrojtur, ndërsa ajo që opinioni duhet ta dijë, është se në të gjitha qendrat vazhdimisht ka pulmolog të pranishëm”, shkruan Panovski.

Sa i përket shërimit, Panovski ka konstatuar se pacientët mjekohen me antibiotikë dhe me barna tjera.

“Respektohen protokollet e mjekimit, edhe antibiotikët jepen sipas pasqyrës klinike”, thuhet në mendimin e Panovskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat