Në spitalet e Maqedonisë po mjekohen 821 pacientë me coronavirus, ka edhe vende të lira

Maqedonia

Në spitalet e Maqedonisë po mjekohen 821 pacientë me coronavirus, ka edhe vende të lira

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se po trajtohen gjithsej 821 pacientësh pozitivë ose të dyshuar për coronavirus, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 82 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 56 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit.

Ka 44 pacientë në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 55 pacientë trajtohen në Veles, ndërsa në Kumanovë ka 1.11 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19. 105 pacientë janë shtruar në spital në Qendrën Covid në Ohër, 94 në Prilep, 64 në Qendrën Covid në Gostivar dhe në Strugë 38 pacientë. Në spitalin në Strumicë janë shtruar 64 pacientë, në Koçan 17 në Kërçovë 10, Kavadar 56, në Gjevgjeli 18 persona, ndërsa në Dibër 7 pozitivë ose të dyshuar për coronavirus.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për coronavirus që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.301, ndërsa ka rreth 190 shtretër spitalor të lirë në qendrat kovide, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat