Komuna e Çairit ka realizuar një tjetër aksion pastrimi në Kodrën e Dizhonit, pas grumbullimit të vazhdueshëm të mbeturinave në këtë hapësirë.
Edhe pse bëhet fjalë për pronë private, ekipet komunale kanë ndërhyrë vazhdimisht për pastrimin e saj, pasi hedhja e përsëritur e mbeturinave po shkakton probleme për pastërtinë dhe mjedisin përreth.
Përmes një apelimi, Komuna e Çairit u ka bërë thirrje banorëve që të mos hedhin mbeturina dhe të tregojnë kujdes për mirëmbajtjen e hapësirave që shfrytëzohen nga komuniteti.
“Ruajtja e pastërtisë është përgjegjësi e përbashkët dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e secilit prej nesh”, thuhet në apelimin e komunës.