Qeveria e miratoi vendimin për ndalesë të fluturimeve nga Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore

Maqedonia

Qeveria e miratoi vendimin për ndalesë të fluturimeve nga Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 08:39
Foto

Me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Qeveria mbrëmë mbajti seancë në të cilën miratoi vendimin për të ndaluar të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore në Maqedoninë e Veriut, deri në fund të vitit 2020.

Me këtë vendim të Qeverisë, do të jetë i detyrueshëm kontrolli i të gjithë udhëtarëve që hyjnë në territorin e RMV-së nga Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore përmes vendkalimeve tokësore kufitare dhe në vendkalimet kufitare të aeroporteve në Shkup dhe Ohër.

Nga Qeveri thonë se të gjithë udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore detyrimisht do të dërgohen në vetizolim për 14 ditë, si dhe të plotësojnë formulare për hyrje në vend me të dhëna për vendin e akomodimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat