Gjobiten 385 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Maqedonia

Gjobiten 385 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Më: 24 janar 2021 Në ora: 10:50
Foto Ilustrim

Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se dje janë regjistruar 385 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Gjatë 24 orëve të kaluara (23/24.01.2021) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar 385 kundërvajtje”, thonë nga MPB.

Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e qeverisë për ballafaqim me coronavirusin.

Ndërsa, ditët e fundit rastet me Coivd-19 kanë filluar të zvogëlohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat