Në Maqedoninë e Veriut politika vazhdon të ndikojë në mosluftimin e korrupsionit

Maqedonia

Në Maqedoninë e Veriut politika vazhdon të ndikojë në mosluftimin e korrupsionit

Më: 29 janar 2021 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Komisioni Shtetorir i Pengimit të Korrupsionit vlerson se radhitja e Maqedonisë së Veriut në vendin e 111-të në listën botërore vjen si rezultat i ndikimit të politkës në shoqëri.

Ata presin që të zbatohen rekomandimet e tyre në pengimin e korrupsionit në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndikimi i politikës shihet më tepër në keqpërdorimin e pozitës zyrtare, familjarizëm, klientelizëm, etj. Këto dukuri janë të shpërndara gjerësisht dhe nuk ka energji të mjaftueshme për t’i mënjanuar.

Sipas Biljana Ivanovskës, mbetet që rekomandimet e Komisionit të zbatohen, pasi janë rekomandim edhe i Komisionit Europian.

Në lidhje me këtë radhitje të vendit ka reaguar edhe OBRM-PDUKM-ja opozitare. Sipas tyre, në qeverisjen e kësaj partie, Maqedonia e Veriut kishte rezultate më të mira, ndërkaq tani vendi ka rënë 21 vende më poshtë.

Mirëpo, ndryshe mendon Ljupço Nikollovski, i ngarkuar për luftimin e kësaj dukurie. Sipas tij, rangimi paraqet perceptim të qytetarëve dhe kjo s’do të thotë se vërtet ka aq shumë korrupsion në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat