Maqedoni: 344 gjoba për qytetarët që nuk kanë mbajtur maska

Maqedonia

Maqedoni: 344 gjoba për qytetarët që nuk kanë mbajtur maska

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 10:52
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 344 raste të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse.

MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.

Ndryshe, që nga rasti i parë me COVID-19 më 26 shkurt 2020 në Maqedoni janë diagnostifikuar 101.762 pacientë, ku prej tyre 90.895 janë shëruar dhe 3.119 pacientë kanë humbur jetën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat