Gjithsej 1.687 të hospitalizuar për shkak të koronavirusit në Maqedoni

Maqedonia

Gjithsej 1.687 të hospitalizuar për shkak të koronavirusit në Maqedoni

Më: 18 prill 2021 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Në 24 orët e kaluara në kovid – qendrat në spitalet në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 1.687 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 148 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 u shtruan në spitalin në Manastir. 89 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. 40 pacientë ka reparti infektiv në Tetovë, 86 pacientë po trajtohen në Veles dhe 99 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 po trajtohen në Kumanovë, si dhe 100 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 114 në Prilep, 44 në kovid – qendër në Gostivar dhe 20 në Strugë. 95 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 36 në Koçan, 35 në Kërçovë, 56 në Kavadar, 24 në Gjevgjeli.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.687 dhe ka rreth 330 shtretër të lirë.

“Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej”, thuhet në kumtesë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat