Aksion policor në vendkalimin kufitar Bogorodicë, 5 persona të arrestuar

Maqedonia

Aksion policor në vendkalimin kufitar Bogorodicë, 5 persona të arrestuar

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Aksion i madh policor është duke u zhvilluar në afërsi të vend kalimit kufitar në Bogorodicë.

Është sekuestruar sasi e madhe e marihuanës në vlerë rreth 200 mijë euro.

Gjatë aksionit janë arrestuar 5 persona, 3 prej të cilëve me nënshtetësi shqiptare, ndërsa 2 me nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarisht konfirmojnë aksionin policor, duke shtuar se për informacione shtesë do të informojnë ditën e nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat