Faton Ahmeti: Më 31 Tetor një herë e përgjithmonë të tregojmë kush ku e ka vendin

Maqedonia

Faton Ahmeti: Më 31 Tetor një herë e përgjithmonë të tregojmë kush ku e ka vendin

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 22:24
Faton Ahmeti

Shefi i shtabit komunal të BDI-së për komunën e Tetovës, Faton Ahmeti në fjalimin e tij para qytetarëve sonte ka shprehur se do të triumfojnë ditën e Diel duke siguruar se komuna do të mbetet në duar të sigurta.

“Më 31 Tetor të mobilizohemi si asnjëhërë më parë, të flasim me bindje dhe kompetencë me gjithsecilin, shokë, miqë, dashamirë, familjarë dhe të tregojmë se opsioni i duhur për Tetovën është Teuta Arifi, dhe se BDI bashkë me kryetarin Ali Ahmeti janë garantues të punës dhe përgjegjësisë për Tetovën tonë. Forca jonë buron nga Ju, prandaj me sinqeritetin dhe bindjen e madhe Ju siguroj se fitorja e rradhës do jetë fitore për të gjithë qytetarët e Tetovës, fitore për projektet kapitale dhe fitore për Tetovën Europiane.

Më lejoni t’iu shpreh mirënjohjen time të thellë të gjithë bashkëpuntorëve në nivel të Shtabit Komunal, shtabeve vendore, të vendvotimeve, Forumit rinor, Forumit të gruas, për punën dhe kontributin e vyer për organizimin dhe menaxhimin e duhur të shpërndarjes së platformës tonë në çdo vendbanim dhe tek secili qytetarë, për të dëshmuar se ne kemi dijen dhe vizionin për ta bërë qytetin tonë edhe më të mirë. Na mbetet që kështu të bashkuar rreth një qëllimi ta materializojmë me votë platformën tonë dhe me 31 Tetor një herë e përgjithmonë të tregojmë kush ku e ka vendin.

Fitorja jonë është fitore e qytetit dhe qytetarëve. Kthim prapa ska, prandaj dil dhe voto me krenari për BDI-në, Ali Ahmetin dhe Teuta Arifin, formacionin që me mençurinë dhe përvojën e tyre gjithmonë kanë bërë diferencën”, ka theksuar Ahmeti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat