Mariçiq: Do të përpiqemi të përdorim presidencën franceze, duhet një hap përpara

Maqedonia

Mariçiq: Do të përpiqemi të përdorim presidencën franceze, duhet një hap përpara

Më: 9 maj 2022 Në ora: 20:12
Bojan Mariçiq

Zv. kryeministri i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, për “TV24”, ka informuar për aktivitetet në kuadër të vizitës së punës në Paris dhe manifestimit “Dialogjet Ballkanike”, të organizuar nga Senati francez.

“Ne patëm një diskutim të hapur dhe të ndershëm për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, veçanërisht në kontekstin e luftës në Ukrainë, që është një mesazh i mirë më 9 maj, se Franca është e interesuar të diskutojë zgjerimin”, tha Mariçiq.

Kjo nuk është një garanci se negociatat do të fillojnë, por është një shenjë e mirë që ne kemi vëmendjen e Francës.

Në takim, aktorët politikë nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor rikonfirmuan rëndësinë e vazhdimit të procesit integrues dhe shmangien e bllokadave dhe vetos së mëtejshme.

“Ne e dimë se sa e rëndësishme është si për BE-në ashtu edhe për ne që të shfrytëzojmë momentin e presidencës franceze dhe të bëjmë një hap përpara. Kemi pasur një qëndrim të fortë këtu se kemi bërë me të vërtetë gjithçka që mund të bëhet dhe se jemi të gatshëm të fillojmë negociatat sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Mariçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat