Sanksionohen 468 shoferë, lëviznin me shpejtësi më të madhe se e lejuara

Maqedonia

Sanksionohen 468 shoferë, lëviznin me shpejtësi më të madhe se e lejuara

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll të përforcuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 468 drejtues mjetesh.

Prej tyre, 26 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe katër automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë.

Njëkohësisht, njoftoi MPB-ja, 243 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 225 jashtë qytetit.

Ata bëjnë të ditur se kontrollet e intensifikuara të veprimit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat