LSDM: Në vend të gjelbërimit, qytetarët do të marrin betonizim në komunën e Aerodromit

Maqedonia

LSDM: Në vend të gjelbërimit, qytetarët do të marrin betonizim në komunën e Aerodromit

Më: 17 prill 2023 Në ora: 13:48
LSDM

Në vend të gjelbërimit, qytetarët e Lisicës marrin betonizim, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

“Me planin e ri detal urbanistik të komunës së Aerodromit, OBRM-PDUKM dhe kryetari i komunës Timço Mutsunski në Lisiçe planifikojnë ndërtimin e dhjetëra objekteve deri në 10 kate.

Me atë, tokat e blera nga investitorët para zbatimit të planit, bëhen parcela ndërtimore, në pjesën e qytetit ku ndotja e ajrit thyen vazhdimisht rekorde.

Plani i detajuar urbanistik, i cili u miratua thuajse pas shpinës së qytetarëve, ngre dyshime për korrupsion se si investitorët e dinin se cilat parcela do të merrnin miratim për ndërtimin e ndërtesat e larta, si e dinin që komuna do të miratonte një bum ndërtimi.

Në vend të kushteve më të mira të jetesës dhe gjelbërimit, qytetarët marrin betonizim”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat