Ushtria e Maqedonisë së Veriut pajiset me mjete të blinduara nga SHBA

Maqedonia

Ushtria e Maqedonisë së Veriut pajiset me mjete të blinduara nga SHBA

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 09:29
Ushtria e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Mbrojtjes informon se ka mbërritur autokolona ushtarake me mjetet e reja të Ushtrisë – blindat e lehtë JLTV Oshkosh të cilat janë prodhim amerikan.

Nga Ministria thonë se mjetet e blinduara të lehta JLTV janë pjesë e procesit të modernizimit dhe pajisjes së Ushtrisë së Repubikës së Maqedonisë së Veriut sipas standardeve të NATO-s dhe do të mbështesin Grupin e Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë në Shtip, që është njësia e NATO-s.

Projekti “Prokurimi i mjeteve të blinduara të lehta me rrota” filloi në vitin 2019 me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara dhe deri më tani kanë mbërritur 32 automjete të këtij lloji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat