Osmani – Aggeler: SHBA-ja me mbështetje prej mbi katër milionë dollarësh për luftën kundër korrupsionit

Maqedonia

Osmani – Aggeler: SHBA-ja me mbështetje prej mbi katër milionë dollarësh për luftën kundër korrupsionit

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 16:25
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler, njoftojnë nga MPJ.

“Në takim u bisedua për bashkëpunimin në kuadër të Dialogut Strategjik, me ç’rast Osmani shprehu mirënjohje për mjetet shtesë në vlerë prej 4.276.000 dollarësh amerikanë të dedikuara për sundimin e së drejtës dhe zbatimin e ligjeve, të cilat ShBA-të i ofrojnë që nga viti 2012.

Me SHBA-në si partnerin tonë të rëndësishëm strategjik, vazhdojmë të punojmë së bashku dhe me përkushtim për t’i përshpejtuar proceset reformuese në vend, kështu që e vlerësojmë lart mbështetjen e vazhdueshme amerikane në ballafaqimin me sfidat dhe luftën kundër korrupsionit”, tha Osmani.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan edhe për disa tema nga marrëdhëniet bilaterale, situatën aktuale politike në vend, situatën në Ballkanin Perëndimor, si dhe tema aktuale nga politika ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat