Digjet një veturë në autostradën Shkup – Tetovë

Maqedonia

Digjet një veturë në autostradën Shkup – Tetovë

Më: 31 mars 2025 Në ora: 19:09
Ilustrim

Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën Shkup – Tetovë, në hyrje të Tetovës.

Jozyrtarisht mësohet se vetura në momentin që është përfshirë nga zjarri, ka qenë në lëvizje.

Dyshohet se zjarri erdhi si pasojë e defektit.

Ekipet e kundërzjarrit janë në intervenim, ndërkaq janë regjistruar vetëm dëme materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat