Shoqatat për mbrojtje të kafshëve organizojnë protestë përpara MPB-Maqedoni

Maqedonia

Shoqatat për mbrojtje të kafshëve organizojnë protestë përpara MPB-Maqedoni

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Një protestë do të mbahet sot para Ministrisë së Punëve të Brendshme në orën 12:00 për shkak të seancës së shtyrë për vrasjen e qenit Feliks.

Protesta është organizuar nga iniciativa qytetare “Qyteti i Gjelbër Njerëzor” së bashku me shoqata dhe grupe aktiviste për mbrojtjen e kafshëve.

“Më 15 qershor në orën 12:00, ju bëjmë thirrje për një marshim proteste paqësor, por të zhurmshëm dhe masiv që do të fillojë para Ministrisë së Punëve të Brendshme! Kur një vrasje – forma më e rëndë e krimit – mbetet e pandëshkuar, kjo është një shkelje e rëndë e rendit ligjor dhe moral në të gjithë shoqërinë. Kur një vrasës mbetet i lirë, humbet besimi në institucione (polici, prokurori, gjyqësor), dërgohet një mesazh se jeta nuk ka vlerë, inkurajohet një kulturë frike dhe heshtjeje, në vend të drejtësisë dhe përgjegjësisë, dhe dhuna normalizohet! Kur nuk ka ndëshkim, ka përsëritje! Drejtësia nuk është zgjedhje, por detyrim i çdo shoqërie demokratike dhe humane! Feliksi – një simbol i mirësisë, besnikërisë dhe butësisë – u vra brutalisht. Feliksi nuk ishte thjesht një qen tjetër endacak, ai nuk ishte thjesht një viktimë tjetër e pafat! Vrasja e tij nuk duhet të mbetet e pandëshkuar! Drejtësia nuk diskriminon sipas specieve. Jeta është jetë! Gjykata duhet të vendosë dënim me burg nëse duam edhe rrezen më të vogël të shpresës se akte të ngjashme nuk do të përsëriten në të ardhmen!”, thonë shoqatat.

Shoqatat kërkojnë sqarim të menjëhershëm të rastit dhe dënim maksimal me burg për autorin e krimit Ljube Krstevski, si dhe bashkëpunëtorin e tij Branko Bilbilovski, futjen e një dënimi minimal prej një viti burg të detyrueshëm për krimin e vrasjes dhe torturës së kafshëve nga Kodi Penal, krijimin e shërbimeve lokale (komunale për mbrojtjen e kafshëve), miratimin e një ligji për Policinë Komunale (me polici për kafshët), masa parandaluese për të zvogëluar dhunën ndaj kafshëve dhe edukim sistemik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat