Kasami i VLEN-it: Uroj që çdo qytetar të votojë me përgjegjësi

Maqedonia

Kasami i VLEN-it: Uroj që çdo qytetar të votojë me përgjegjësi

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 16:35
Bilall Kasami

Kandidati për kryetar të Tetovës nga radhët e VLEN, Bilall Kasami uroi që çdo qytetarë me përgjegjësinë më të madhe të ushtrojë të drejtën e tyre të votës dhe të përzgjedhë atë të cilin mendojnë se është më i miri për qytetarët.

Pas ushtrimit të votës, Kasami tha se qytetarët kanë sot mundësinë që të votojnë për përfaqësuesin e tyre për katër vjetët e ardhshme.

Kasami: Çdo qytetar do ta ketë mundësinë të votojë përfaqësuesin e tij

“Sot në këtë ditë të festës së demokracisë, çdo qytetar do ta ketë mundësinë që të votojë për përfaqësuesin e tij, për atë i cili për këto katër vjet të ardhshme do ta ketë fatin e tij në dorë dhe do të vendos për të ardhmen e qytetit dhe çdo problemi të kësaj komune. Uroj që çdo qytetar, me përgjegjësinë më të madhe të dal të votoj dhe të përzgjedhë atë të cilin mendon se është më i miri”, tha Kasami.

Sot Maqedonia e Veriut po mban zgjedhjet e rregullta lokale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat