Kuvendi i RMV-së verifikoi mandatet e tre deputetëve të rinj

Maqedonia

Kuvendi i RMV-së verifikoi mandatet e tre deputetëve të rinj

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 16:19
Kuvendi i RMV-së

Kuvendi sot pasdite, në kuadër të seancës së 70-të, verifikoi mandatet e tre deputetëve të rinj:

Aleksandra Nikollovska, Martin Stojanovski dhe Mito Andonov.

Stojanovski zë vendin e Igor Nikollovskit, i cili më herët kishte njoftuar Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve se nuk e pranon mandatin.

Tre deputetët e rinj do të zëvendësojnë Beti Stamenkoska-Trajkoska, Jane Micevski dhe Dejan Prodanoski, të cilët u zgjodhën kryetarë të komunave të Kisella Vodës, Sopishtës dhe Prilepit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat