Kush do të fitojë në Podujevë?

Opinione

Kush do të fitojë në Podujevë?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 28 nëntor 2020 Në ora: 17:12
Nexhmi Rudari, Shpejtim Bulliqi, Naim Fetahu

Këtë të diel mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës, qyteti ky i mbetur pa kryetar që kur Agim Veliu dha dorëheqje për tu bërë ministër i Punëve të Brendshme.

Për shkak të situatës më pandeminë më shumë se gjashtë muaj qyteti i Podujevës është udhëhequr nga nënkryetari i komunës, njëherit kandidat i LDK në zgjedhjet e 29 nëntorit, Nexhmi Rudari.

Përveç z. Rudari, kandidatë tjetër për të parin e Podujevës janë edhe Shpejtim Bulliqi nga VV dhe Naim Fetahu nga PDK.

Podujeva që nga paslufta është udhëhequr nga LDK, me kandidatin e saj që shihet favorit bashkë me kandidatin e VV z. Bulliqi. Ndërsa kandidati nga PDK nuk duket se ka shanse për të fituar, mirëpo mund të jetë përcaktues nëse shkohet në balotazh.

Duhet theksuar se LLapi ka qenë bastion i LDK, andaj një humbje e LDK në këtë komunë do të ishte fatale, megjithatë mbështetja për partinë e themeluar nga dr. Rugova vazhdon të jetë akoma e madhe.

Gjithsesi, edhe Shpejtim Bulliqi, sipas shifrave të disa sondazheve që kanë publikuar (saktësinë e të cilave s’mund ta verifikojmë) duket të ketë shanse të mëdha për fitore.

Megjithatë, nëse kthehemi në retrospektivë shpesh herë vota e qytetarit ka sjellur krejtësisht rezultat tjetër, befasues, e të cilat edhe mund ta përsërit në Podujevë.

Krejt kjo do të kuptohet të dillen, ku llapjanët do u mësyjnë kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e tyre. Se cili do të jetë kryetar i ardhshëm i Podujevës mbetet të shihet, pas ditës së diel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat