Letër e hapur Unionit Evropian, por edhe pushtetit të Kosovës

Opinione

Letër e hapur Unionit Evropian, por edhe pushtetit të Kosovës

Nga: Luz Tomaj Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 06:27
Luz Tomaj

Do përpiqem që, këtë artikull, përmes rrjetit elektronik, t’ua përcjelli edhe Institucioneve të UE, ndonse në gjuhen shqipe.

Pas Luftes dytë botërore, u bëren përpjekje për organizimin e organizatave dhe institucioneve tjera ndërkombëtare botërore, kontinentale etj, me qellim të ofrimit të siguris, krijimit të kushteve për organizime të funkcionalizimit të kushteve më adekuate për zhvillime ekonomike, politike, sociale etj.

UNIONI EUROPIAN

Aktivitetet apo levizjet e disa shteteve të Europes perendimore, fillluan pas LDB. Hapi I par ishte nënshkrimi I Marrëveshjes së Parisit – me 1951, nga 6 shtete. Me 1957, në bazë të Marrveshjes së Romes, definohet Bashkimi ekonomik europian. Më pas, me 1965 ndodhë Marrëveshtja e Brusselit, ndërkaq, me 1974 formohet Këshilli I Europes. Me 1 nëntor 1993 definohet formimi I Unionit Europian, si Union politiko-ekonomik, përfshir edhe çështjet e siguris, kooperimit madje edhe ato sociale, të shteteve anëtare. Që nga formimi, nga viti në vit, ka ndodh edhe zgjërimi I Unionit, me antarsimin e shteteve të reja. Pas largimin Anglisë, mendoj se, Unioni numron 27 shtete anëtare, ndërsa, antarsimin e pretendojn edhe shtetet tjera joantare të Europes. Kuptohet, shtetet pretenduese duhet ti plotësojn ose përmbushin kriteret e caktuara nga Unioni.

KOSOVA PARA PAVARSIS

Është histori e tmerrshme se çka bëri Serbia kundër shqipëtarve duke filluar nga shekkulli I 11. Kosova quhej Dardani. Sa për ilustrim, tri qytetet më të mëdha të Dardanis ishin Shkupi, Nishi dhe Ulpiana, sot Lipjani. Dardanin e para e sulmoi Maqedonia e udhëhequr nga Cari Samuillo. Disa vite më von, në sh.11, Serbia e dëboi Samuilon dhe e okupoi Dardanin dhe më gjërë dhe e mbajti gjer me ardhjen e Imperis otomane.

Pas tërheqjes apo disfates së Imperis, Serbia, me 1912 e riokupoi Dardanin. Gjatë riokupimit dhe në vazhdim, Serbia bëri GJENOCID klasik kundër shqipëtarve. Për masakrat e Serbis kundër shqiptarve, në dhjetor të vitit 1912, raportonin edhe mjetet e informimit europian. Mbaj informacione mbi raportimet e THE DAILY CHRONICLE, PARISIAN HUMANITE, DANISH RIGET dhe BRITISH DAILY TELEGRAF. Vetem sipas raportimeve, brenda nji kohe të shkurtë u vran rreth 20.000 shqipëtar. Në vazhdim, edhe gjatë Mbretëris Serbo-kroato-slloven, Kushtetuta dhe ligjet serbe, nuk vlenin, nuk aplikoheshin në Kosovë. Kushtetut dhe ligje në Kosovë ishin sherbimi policor dhe gjyqësor, të cilët bënin presion për shpernguljen e shqipëtarve. Në këtë konstelacion, është I njohur edhe Plani I Serbis për shpernguljen e shqipëtarve - si Plani I V. Qubrilloviqit, I cili, në Qeverin e parë jugosllave, pas luftes dytë, në cilsi te Ministrit për bujqësi, panderprer, me të ashtuquajturat reforma agrare, përpiqej për ndryshimin e struktures së popullates, duke shpërngul shqipëtar dhe duke sjell serb dhe malazez në Kosovë.

Gjatë të pesdhjetave, në Kosovë, e filloi akcionin A. Rankoviqi, udhëheqës I UDB-s jugosllave, gjoja për mbledhjen e armëve, ndërsa, në fakt ishte qellimi I shpernguljes se shqipëtarve. Me 1956, sipas disa të dhënave, 64.1 e popullates ishin shqipëtar, 23.5 serb, 3.9 malazez dhe minoritete tjera. Ndërkaq, struktura e UDB-s ishte 58.3 serb, 28.3 malazez dhe 13.3 shqipëtar. UDB-ja dhe policija bënin çmos. Rankoviqi u largua nga tëgjitha postet me 1967 dhe sadopak, Kosova - shqiptarët muaren frymë.

Nuk shkoj shum gjatë dhe në sipërfaqe doli krimineli I luftes S. Millosheviq. Besoj se, Unioni europian, disponon me të dhënat se çfarë bëri Serbia në Kosovë. Me akte – ligje ndërkombëtare është definua edhe GJENOCIDI. Ky krim përfshin vrasjet, spastrimin etnik dhe dhunimet, të cilat në Kosovë, Serbia masovikisht I kreu, dhe nuk do I detalizoi, nga se, mbaj bindjen se jo vetem Unioni europian por edhe e mbar bota është në dijuri.

KOSOVA PAS PAVARSISË

Profesioni I im më ofron njohuri mbi shtetin dhe për shtetin. Kosova e shpalli Pavarsin por, mendoj se nuk arrijti, në kuptimin e plot, edhe ta formon shtetin. Në këtë proces, e përfaqsoj mendimin se, brenda shtresave, të deritanishme, të pushtetit, nuk erdhi në shprehje profesionalizmi por, përkundrazi, subjektivizmi dhe betejat në mes subjekteve politike për ardhje dhe mbajtje të pushtetit, që me fjalë tjera quhet kapje e shtetit. Sovraniteti nuk u shtri në të quajturin Veri të Kosoves. Shteti nuk mund të paramendohet pa sovranitet. Serbët u vetizoluan, nuk e rrespektojn Kushtetuten dhe ligjet e Kosoves, veprojn vetëm sipas udhëzimeve të cilat I marrin nga Beogradi.

Kuptohet, Kosova përpiqet të inkuadrohet në UE, e kërkon liberalizimin e vizave për qytetar, por këto nuk ndodhin dhe populli I pafajshëm vuan. Sipas mendimit tim, përveç tjerash, lëshimet kryesore të pushtetit të Kosoves janë dy – niveli kualitativ I ulët I legjislacionit dhe mungesa e luftimit të krimit të organizuar, në veçanti korrupcionit. Përveç kësaj, para do kohe, e bëra nji hulumtim dhe erdha në përfundim se numerikisht, Kabineti qeveritar I Kosoves, ishte më I madhi në Europë, ndërsa struktura kualifikuese e ministrave joadekuate. Merreni me mend!!!

NDERMJETSIMI I UE NË DIALOGUN KOSOVË-SERBI

Rëndësi të veçant ka dialogu në mes palëve në konflikt, I cili, zakonisht ndërmjetësohet nga pala e tretë. Megjithat, dialogu është proces, ndaj, në çdo proces kërkohet edhe rrespektimi I rregullave. Në nji kohë u përpoq të ndërmjetsoi edhe zoti R. Grenell, në emër të SHBA-ve. Ia pata dërgu nji E-mail dhe edhe ati I sygjerova këtë që e sygjeroi tani. Ndërmjetësuesi, në nji mënyrë është në cilsi të gjyqtarit. Për disa vite kam qenë gjyqtar penalist. Në konflikt ndodhen dy apo më shum palë. Hapi I parë ishte hulumtimi I individualitetit të palëve. Njisoj, edhe në konfliktet e subjekteve, me doemos, kërkohet studimi I njënes dhe tjetres palë, nga se njëra është egzekutore ndërsa tjetra viktimë. Dialogu duhet të zhvillohet por, drejtësija duhet të vjen në shprehje. Është e çartë kristale se egzekutore e Gjenocidit është Serbia ndërsa viktimë Kosova. E shtroi pyetjen se a e ka të çartë UE se kush flet në emer të Serbis. Kryetari aktual ishte minister në qeverin e Millosheviqit. Madje, më kujtohet kur ai, gjat luftes në Bosnje, deklaronte se - në se nji serb vritet do vrasim 100 boshnjak. Kryetari aktual I Parlamentit të Serbis ishte ZËDHËNËS dhe dora e djatht e Millosheviqit eddhe gjat krimeve në Kosovë. Mos harroni, ujku qimen e ndërron por hujin jo.

E kam përcjellë në mënyrë permanente dialogun Kosovë-Serbi. Më dukej joserioz madje edhe qesharak. Dialogun e ka inicuar Serbia, për të drejta të serbëve në Kosovë. Ishte aktuale çështja e asociacionit, më pas lëvizja e kufijve dhe në fund prap asociacioni. Sëpari mëduhet të them se të drejtat e serbëve në Kosovë, nuk janë në asnjë mënyrë të cenuara. Shiqoni aktet – Kartat nderkombëtare mbi të drejtat e minoriteteve. Serbët e veriut janë izoluar, e kanë okupuar shkritoren e Trepçes, pushteti I Kosoves as që ka mbikëqyrje se çka ndodhë në Veri.

Bashkësija nërkombëtare është ballafaquar dhe ballafaqohet me konflikte të ndryshme ndërnacionale. Nuk më ka ndodh të lexoi se qoftë edhe nji dialog në botë ka filluar dhe është zhvilluar sikur dialogu Kosovë- Serbi. Pika e parë që shtrohet në dialog është dhe duhet me qenë KËRKESA PËR KOMPENZIMIN E DËMEVE të luftes - vrasjet, spastrimi etnik dhe dhunimet si kërkesë juridiko-civile dhe paraqitja e ekzekutorve të krimit si paraqitje penalo-juridike pran Gykates kompetente. Vetem pas kësaj teme mund të shtrohen njohjet reciproke dhe temat tjera eventuale

Nuk më befason joprofesionalizmi I pushtetit të Kosoves aq sa më befasuan sjelljet dhe kërkesat e Përfaqsuesit të UE – z.Lajaçak, Borrell... Me çfar të drejte, Z. Lajçak kërkon ndryshimin e Kushtetutes së Kosoves për formimin e njëfar asociacioni. Ai në anen tjeter as që don ta shef se Kushtetuta e Serbis, Kosoven e konsideron si pjesë të Serbis. Mjaftë është mjaft. Politika ekstremiste serbe se edhe atu ku gjindet nji serb duhet të quhet Serbi, është e papranueshme. Çka pretendon në Kosovë, të njejten gjë e bën në Mal të Zi, në Bosnje e gjetiu. Mendoj se UE, duhet të shfaq, në kuptimin e plotë të fjales, më shum profesionalizem, njohuri diplomatike, sinqeritet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat