Mesazh publik për intelektualët e mirëfilltë në Kosovë

Opinione

Mesazh publik për intelektualët e mirëfilltë në Kosovë

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 21:05
Shpend Salihu

Siç e dini shteti i Kosovës, prej fillimit e deri më tani, ishte një shtet tipik mafioz al capo, ku klasa politike arriti të akumulojë kapital të majmë financiar, të gllabërojë ekonominë kosovare, të monopolizojë një pjesë të sistemit medial, për qëllime propagandistike politike, që të jenë shtysë dhe ndihmesë e marrjes së pushtetit politik në duart e veta e përmes saj të rehatojnë njerëzit e tyre.

Njerëzit dhe familjarët e partive politike, u avancuan në karrierë, u bën me diploma universitare ditën apo s’ditën, u bën bartës të pushtetit policor, akademik, administrativ e politik e besa një pjesë e tyre edhe pse injorant të pacipë e pagdhendur arritën me ndihmën e partive politike të futen në punë me të huajt e edhe të shkojnë nëpër botë të studiojnë nëpër universitete prestigjioze Amerikane e Evropiane e më pas na u shtirren për të mençëm. Intelektualët e mirëfilltë të profileve të ndryshme ose u degraduan nga pozita, ose u mbingarkuan me punë ose u keqtrajtuan e skllavëruan e poshtëruan në mënyrën më flagrante nga kjo klasë e çobanëve politik, ose edhe bile disa u likuiduan, ja u sollën buzë greminës financiare.

Derisa kjo klasë al capo mafioze e çobanëve politik, arritën të ndërtojnë vila, të ndërtojnë hotele edhe nëpër Dubai, të hapin llogari nëpër botë në emër të tyre ose familjarëve të tyre, intelektualët e mirëfilltë u shantazhuan dhe trajtuan si robër të tyre. Këta imbecilë politik, që as nuk kanë vizion e as ideologji kreative as shtet ndërtuese e as kombëtare, shkuan në negociata me palën serbe e me ndërkombëtarët pa agjendë për bisedime e arritën të e humbasin Çakorrin e Mitrovicën, arritën të i privatizojnë ndërmarrjet shoqërore me çmime shumë të ulëta, bile shumë prej tyre e ndërruan edhe destinacionin e prodhimit edhe pse as spin off i rregullt e as spin off special nuk i lejonte ndërrimin e destinacionit të ndërmarrjeve shoqërore që ishin në fazën e likuidimit ose privatizimit.

Aq me tepër këta sharlatan politik arritën të përdorin gjyqtar, policë e prokuror të caktuar me qëllim të inskenimit të rasteve të ndryshme të individëve të caktuar që kishin diskurs politik me parimet dhe kriteret e tyre, dhe të cilët promovonin vlerat e demokracisë së mirëfilltë parlamentare siç janë meritokracia, barazia në punësim, objektiviteti, paanshmëria, transparenca etj. Këta banditë politik bën çmos që të i nënçmojnë rivalët e tyre dhe analistët e pavarur të i ekspozonin publikisht të palarat e tyre e aq më tepër kishte raste kur edhe sulmoheshin gazetarët siç kishim rastin e Vehbi Kajtazit, etj ku shumë gazetar për shkak të informacioneve të shumta që kishin për të palarat e tyre pas lufte u sulmuan dhe degraduan nga kapot politik të Kosovës.

Bandat e këtyre kapove politike, shfrytëzuan edhe policinë e shërbimet e inteligjencës së partive politike dhe shërbimin shtetëror të inteligjencës së Kosovës, si dhe bandat e rrugaçëve nëpër rrugë që shërbenin për pisllëqe të tyre që të sulmohen e kërcënohen individ të caktuar që nuk ishin në kurs me këta banditë al capo politik të skenës sonë politike kosovare.

Andaj shkurt e shqip, iu preferoj intelektualëve të mirëfilltë, që të gjejmë ndonjë mënyrë që të ikim nga ky shtet mafioz e shtet terrori, e të gjejmë rrugën e perëndimit, ku ndoshta do kemi mundësi të jetojmë të lirë, të punojmë të lirë e të shprehim kapacitetin e mirëfilltë intelektual e të krijojmë një mirëqenie më të mirë socio-ekonomike për ne dhe familjarët e tyre, të ikim në perëndim ku pjesëtarët e këtij shteti terrori al capo nuk do munden të na persekutojnë, varfërojnë, shantazhojnë, kërcënojnë e përçmojmë. Boll më kemi duruar idiotët e çobanët mafioz të na vendosin ligjin e Maliqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat