Demagogjia e Albin Kurtit dhe arroganca politike e VV-së

Opinione

Demagogjia e Albin Kurtit dhe arroganca politike e VV-së

Haki Latifi Nga Haki Latifi Më 5 dhjetor 2020 Në ora: 21:52
Albin Kurti

Ne shqiptarët kemi paguar çmim të lartë duke ushqyer demagogjinë nga padituria dhe frika, nga skamja dhe servilizmi, nga urrejtja dhe komplekset tona. Shpesh herë demagogët e shalojnë mjerimin tonë mendor dhe material, ia hypin nevojave tona elementare për mbijetesë; dhe kështu, ne mbetemi pengje të përjetshme, kësaj here të një demagogu pervers dhe sharlatan si Albin Kurti.

Sipas historianit amerikan Reinhard Luthin, demagogu është “… një politikan i aftë në oratori, lajka dhe gjuhë fyese; evaziv në diskutimin e çështjeve jetike; që premton gjithçka për të gjithë; që u drejtohet pasioneve dhe jo arsyes njerëzore; që ngre peshë racat, besimtarët dhe paragjykimet klasore – i etur për pushtet pa parime, dhe që kërkon të bëhet mjeshtër i masave. Që ka ushtruar për shekuj me radhë profesionin si “njeri i popullit”. Që është një produkt i një tradite politike të vjetër sa vetë civilizimi perëndimor.”

Demagogjia e Albin Kurtit është e re për nga stili, por shumë e vjetër për nga përmbajtja. Ai përdorë të njëjtat metoda të vjetra në fjalimet e tij; gënjeshtrën, frikësimin, shpifjen, talljen, përçmimin dhe demonizimin. E keqja është gjithmonë Lidhja Demokratike e Kosovës që nuk i duhet as dreqit, pengesë tjetër dikur ishte Presidenti Historik, Dr.Ibrahim Rugova, pastaj Prof.Dr.Fatmir Sejdiu e tash është Akademik Isa Mustafa, që papritur dalin se ishin armiq dhe tradhëtar.

Jemi dëshmitarë që VV me muaj dhe vite e ka penguar zhvillimin normal të Kuvendit të Kosovës dhe në këtë kontekst e ka penguar zhvillimin normal të rrjedhave politike të organit më të lartë legjislativ të Republikës së Kosovës.

Papjekuria politike e VV-së e veshur me një propagandë demagogjike populiste arriti ti mashtroi shtresën më të re të popullsisë së vendit , rininë adoloshente, e cila u rrit nën propagandën demagogjike të Albin Kurtit, se partitë që e udhëhoqën keq Kosovën janë të udhëhequr nga „ hajna e kriminel“, fjalor ky që u përdor dendur nga Albin Kurti dhe vartësit e tij, pa u skuqur asnjëherë dhe në stilin „ qëllimi arsyeton mjetët“, tipike propagandë fashiste dhe komuniste.

Kjo demagogji doli sheshit menjëherë pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar , kur VV doli fituese. Së pari Albin Kurti iu zvarrit nën këmbë të Isa Mustafës, duke e quajtur zotni Profesor e zotni Akademik. Të cilin e kishte sharë, e kishte fyer, e kishte gjuajtur me shishe uji, me vezë e me mollotov. Kacavjerrja si rriqër në bisht të kalit, ndaj liderit të LDK-së ishte tipike e një politikani me ambicje të sëmuara demagogjike.

Ndërsa qytetarët e Kosovës e dijnë se Albin Kurti ishte kundër historisë që nga viti 1998/99 e deri më tash. Ky person i sëmurë politikisht është peng i së kaluarës. Luftën e ka sabotuar e në paqe dezertoi nga çdo përgjegjësi. Për mbi dy dekada u mundua të luaj rolin e një "kryengritësi" dhe "revolucionari" imagjinativ. Ai duket i njejtë me "Don Kishotin"(personazhin e M.Servantesit i cili "luftoi" kundër një pseudo-armiku siç ishte mulliri i erës). Dy fytyrëshi-demagog Albin Kurti është abuzues i patriotizmit të rrejshëm e përqarës i popullit të Kosovës. Për mbi dy dekada ka akuzuar, ofenduar e mohuar kontributin e liderëve të UÇK-së. Me deklaratat skandaloze të njerëzve të tij si ; Haki Abazi, Shkelzen Gashi etj, u furnizua edhe Gjykata Speciale. Përsëri Albin Kurti me heshtje po i pranon këto deklarata, e po i mban afër vetes këta njerëz.

Sipas logjikës së tij, Albin Kurti ka gjithmonë të drejtë, ai është më i miri, më i zgjuari, më i vuajturi, më i drejti: ai ka stil, elokuencë, oratori të lartë, ai është nxënesi i Rexhep Qosjes dhe ka sqimën dhe “madhështinë” e Enver Hoxhës. Ai vishet ndryshe, plot stil dhe elengancë, stil të cilin nuk e kuptojnë demokratët e pagdhendur dhe kush do që nuk është me të. Gjestet e tij teatrale përgjatë fjalimeve dikur në shoqata jo qeveritare, pastaj në Parlament, në protesta, para mediave tejkalojnë gjestet e Duçes, Hitlerit dhe Enverit të marra së bashku.

Albinit në rrugën e tij për t’u bërë baba i kombit i është dashur kalaja e Ahtisarit për të cilën u zhagit nëpër trotuaret e Prishtinës. Kur e merr këtë kala ai shpërthen në projeksionin e madh, rajonal për ta berë bashkimin kombëtar, për ta paraqitur si pasqyrën e mjerimit tonë shoqëror, social dhe kulturor.

Albin Kurti me mjeshtri të një demagogu, ka keqpërdorur LDK-në dhe Vjosa Osmanin para dhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar. Ai brutalisht e ka keqpërdor Vjosën si kolonë e pestë në LDK, edhe para zgjedhjeve jo veç pas zgjedhjeve sepse e futi në diskursin ku Vjosa në vend se të merrte tonin e moderuar në fushatë, ajo mori diskursin me kritika e sharje ndaj atyre që mendojnë ndryshe.

Aspak, nuk është e fshehtë ajo se Albin Kurti ka tipare të theksuara autokratike, prepotente dhe arrogante. Këtë karakter e kishte edhe sa ishte i pari i OJQ-së që edhe pse mundohej ta kapërdinte nuk arrinte që të mos dukej nga bashkëpunëtorët përreth. Edhe përkundër që mundohej për ta fshehur, nuk arriti pasi u panë nga opinioni publik pas përçarjes së madhe që ndodhi në VV.

Albin Kurti edhe kur flet për nepotizmin në më pak se një fjali, disa herë gënjen qytetarët që ndërlidhen me nepotizmin.

Vlenë të shikohen vetëm komunën e Prizrenit edhe atë të Prishtinës gjatë mandatit të VV-së, e mos të flasin për komunën e Mitrovicës e të Dardanës-ish Kamenicës, ku punësimet u bënë vetëm me librezë partiake.

Përndryshe demagogjia e Albin Kurtit e një maniaku të veçantë politik, që dikur ti nxirrte sytë për gjithçka që kishte flamur Kosove dhe Kushtetutë të Kosovës, tash i erdhi dita që t'i ngërthej të gjitha këto në një vend, që i pshtyu e hedhi vnerë tash e 15 vjet. Duke nënqmuar flamurin dhe hymnin e Kosovës sa herë i jepej rasti, përpos si demagog, edhe si njeri i ligë, pa ndjenja, rrenc dhe manipulator, pa ideal dhe pa esencë politike në qëndrim. Ai ka lëvizje vetëm për konzum ditor politik. Realisht kjo është e ditur prej vitit 2005. Por dikujt i duhet shumë kohë për ta kuptuar çfarë është. Të gjithë ata që e njoftën, (edhe bashkëpunëtorët më të ngusht të tij) ikën, tash është mbet në Sveçlën, Bulliqin, Bahtirin, Haskukën, Fitoren e Albulenen kuptohet edhe naj ditë. Albin Kurti, në të vërtetë VV në mënyrë perfide e ka mashtrue Kosovën dhe popullin Shqiptar sikur ishin dhe janë për bashkimin kombëtar por posa iu ofruan pushtetit e harruan“bashkimin e kombit”.

Me fjalë të tjera, një demagog gjithmonë kërkon dhe shenjestron një armik të jashtëm ose të brendshëm, duke e ndarë njerëzinë në “ne të mirët” dhe “ata të këqinjtë, që nuk i hyjnë në punë as dreqit”. Historikisht dihet, se nëse komunistët vijnë në pushtet nga revolucionet dhe themelojnë shtete terrori, demagogët vijnë në pushtet me votë dhe kthehen në diktatura. Gjatë pushtetit të tyre, të dy palët pretendojnë legjitimitet nëpërmjet mashtrimit dhe gënjeshtrës, teorive të komplotit dhe armiqëve imagjinarë. Kur një gënjeshtër nuk funksionon, ata hidhen në gënjeshtra të tjera më të mëdha, më të shumëta, më të paskrupullta.

Mendoj se këtu kemi të bejmë më shumë me çështje psikiatrike se sa diçka politike! Grupimi i kreut të organizatës së Albin Demagogut, gjithënjë e më shumë spërfaqin tipare okullte pagane të këtij lloj me fiksione të rrezikshme për vetë grupin deri në “ flijim “kolektiv grupor! Rasti , duhet shiquar në aspektin psikoanalitik e jo në rrafshin politik!

Sjelljet e tilla, nuk ka mundësi të tejkalohen pa u vrejtur e pa u pa edhe në Seancën e djeshme(04.12.2020) të Kuvendit të Kosovës me rastin e miratimit të Pakos së Qeverisë së Kosovës për Rimkëmbje Ekonomike të vendit. Nga diskutimet e reagimet e deputetëve të VV-së, shihej që ishte krijuar një atmosferë jo e zakonshme e tejet e papëlqyeshme për deputet e VV-së. Është për tu përmendur diskutimet e Hekuran Muratit e Liburn Aliut që shprehnin revoltë të panevojshme pasi kishte të bënte për zbutjen e krizës që e ka kapluar Kosovën. Deputet e nderuar duhet ta din se janë zgjedhur nga vota e qytetarit për të ndihmuar qeverisjen dhe për t'i mbrojtur interesat e qytetarëve e interesat politike të Kosovës. E nëse kësaj ia shtojmë edhe situatën e krijuar nga pandemia, atëherë, plotësisht është e qartë që gabuan rëndë që nuk e votuan ligjin bashkë me Listën Serbska. E di që në pozitën që e kanë nuk iu intereson ekonomia apo funksionimi i shtetit ligjor, përveç kapjes së shtetit pa zgjedhë mjet e metodë për realizimin e qëllimit. Duke ia dëshiruar të mirën çdo çytetari shqiptar, është mirë të zbritni me këmbë në tokë e të logjikoni pakë e jo duke u nisur nga parimi: sa më keq aq më mirë. Shqiptarët dhe Kosova i ka provuar ekonomitë ku pronar ishte shteti që nuk kemi kaluar mirë fare, përkundrazi kanë qenë të kushtëzuar e të robëruar edhe ekonomikisht edhe juridikisht nga shteti ish-Jugosllav. Nuk duhet të nisemi nga parimi: Nëse nuk jam unë, le të shkoi në djall të mallkuar. Megjithate Liria dhe shteti ka Emër, ajo është Demokracia që e keqpërdorin demagogët e këti soji.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat