Bëjeni Ramushin president, ju lutem!

Opinione

Bëjeni Ramushin president, ju lutem!

Dibran Demaku Nga Dibran Demaku Më 7 dhjetor 2020 Në ora: 14:32
Ramush Haradinaj

Në sistemin që iku thuhej se Sllovenia dhe sllovenët kishin probleme të zgjidhnin njerëz politik që duhej t‘i përfaqësonin atëherë në organet e ish federatës jugosllave.

Thuhet se një problem të tillë Sllovenia dhe sllovenët e kanë edhe tash kur janë shtet i pavarur i inkuadruar suksesshëm në Bashkimin Europian. Sllovenët, pas gjermanëve, mbase janë populli që e kanë të thadruar në mendje se puna dhe vetëm puna të shpie në përparim dhe në mirëqenie.

Në të kundërtën e kësaj ishin (dhe janë edhe sot)shqiptarët e Kosovës. As atëherë e as sot nuk kundërshtonin (dhe nuk kundërshtojnë as sot) atyre që u jepej rasti që të merreshin me politikë.

Përkundrazi, pothuajse që të gjithë vraponin(si edhe sot) që të zgjidheshin në poste politike, sepse e dinin se aty fitohej paraja pa mund të madh. Madje, ata shqiptarë që zgjidheshin qoftë në organet politike të federatës, të republikës të krahinës, por edhe të komunës e kishin për nder,sepse mendonin se ishin më të mirët dhe më të zotët e kohës. Të mjerët, nuk e dinin se në ato poste ishin zgjedhur vetëm si numra dekorativ,sepse punët(edhe për ta) i kryente dikush tjetër. Një, po është e vërtetë: nga ato poste kishin privilegje dhe të mira materiale të bollshme. Mjaftonte të ishe një anëtar i kryesisë së rinisë socialiste, qoftë në federatë, në republikë, apo në krahinë, që të mirat materiale të të rridhnin ty si individ si ujë lumi; përveq pagës të majme që merrje pa punuar asgjë (vetëm si pjesëmarrës i mbledhjeve të ndryshme), po të zuri nata mund të flije e të ushqeheshe (gratis) në hotelet më të mira! Përveq kësaj merrje edhe mëditje të majme se kishe kaluar natën larg vendbanimit tënd!

Kjo traditë e ish Jugosllavisë (për njerëzit e politikës)vazhdon edhe sot në Kosovën e pavarur! Të gjithë ata që merren me politikë me të gjithë ata që u rrijnë pranë janë të priveligjuarit e shoqërisë: marrin paga të majme pa punuar asgjë, vetëm si pjesëmarrës të mbledhjeve të ndryshme; (deputetët e Kuvendit vetëm për pjesëmarrje në seancat e kuvendit, edhe kur nuk e qelin gojën marrin mëditje plus, sepse janë lodhur duke fjetur në karrige te kuvendit. Dhe jo vetëm ata,por mëditje marrin edhe kryeministri, ministrat, zëvendësninistrat etj.

Prandaj, sot në Kosovë secili vrapon që në fillim të karierës (politike) të bëhet anëtar i një partie, pastaj kur të bëjë emër (dhe para) të formojë partinë e vet. Pastaj, si në përrallë, dëshiron të bëhet kryeministër apo president?!...Dhe ata që i rrinë afër, bashkëpunëtorët e tij servilë si dhe ata që me kryetarin i lidhin interese të ndryshme, i thonë dhe ia mbushin mendjen se duhet të bëhet kryeministër e president, sepse është më i miri. Kështu ndodhë në shumicën e rasteve, ndërkaq tek AAK, ndodhë krejt ndryshe: lideri i saj Ramush Haradinaj, i vetëquajturi Rambo, tash e njëzetë vjet pretendon postet më të larta shtetërore: deri më tash i ka provuar puthuajse të gjitha (dhe në të gjitha postet ka dalë i dështuar (këtë konstatim e vërtetojnë faktet (pasi që ai dhe servilët e tij thonë të kundërtën); në kohë të fundit pretendon të zë postin e presidentit?!

Në një paraqitje publike ka deklaruar se nëse e fiton postin e presidentit do të japë dorëheqje nga kreu i partisë dhe mbase edhe nga politika!...Nëse është kështu, atëherë bëjeni Ramushin president.

Ky, së paku e ka një bagazh të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat