Thaçi nuk e harron zanatin, edhe nga burgu kërkon para

Opinione

Thaçi nuk e harron zanatin, edhe nga burgu kërkon para

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 11 dhjetor 2020 Në ora: 18:41
Hashim Thaçi

Jo vetëm në pushtet, por edhe në burg nuk i ndahet gazepi popullit nga disa ish-udhëheqës të Kosovës. Së fundi, kërkohet ndihmë nga qytetarët për përkrahjen e mbrojtjes juridike të ish-presidentit Thaçi tashmë është themeluar fondacioni “Përkrahje për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit”.

Ky fondacion i themeluar mbi bazën e ligjeve në fuqi, ka për qëllim mbështetjen e mbrojtjes juridike të ish-presidentit Thaçi, duke siguruar mbështetje financiare për të mundësuar mbrojtje të mirëfilltë, asistencë teknike dhe profesionale për ekipin e mbrojtjes në kuadër të këtij procesi gjyqësor, pra në Gjykatën Speciale. Fondacione të tilla ishin krijuar edhe për Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, etj.

Këta politikanë milionerë kërkojnë nga populli para, nga ai popull të cilin e varfëruan, duke i humbur edhe dinjitetin.

Po të ishte Hashimi, njeri që ka luftuar pa hile, ka qeverisur drejt dhe në shërbim të popullit, edhe kafshatën e gojës do e ndaja për të, por ai mund të kërkojë ndihmë një person i pasur, dhe mbi të gjitha që vetëm dëme u ka sjellë atyre qytetarëve tek të cilët kërkon para. Me çfarë të drejte morale i kërkon bukën e gojës, dikush që i ka varfëruar ata si mos më keq.

Edhe ish kryeministri Haradinaj kërkonte para, por asnjë prej atyre qytetarëve që i ndihmuan nuk e kanë as 1% jetesën e tij, shtëpinë dhe pasurinë e tij.

Andaj, edhe fondacioni për Hashim Thaçin nuk meriton të mbështetet, siç thotë një shprehje popullore "duhet me lan vend" e Hashimi s’ka lënë vend për t’i ndihmuar. Për më tepër, Hashimi është më i pasur se qytetarët e zakonshëm, të cilët me zhvatjen që u ka bërë, i ka varfëruar në ekstrem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat