Runa Zot, prej (b)analistëve konformist e mercenar!

Opinione

Runa Zot, prej (b)analistëve konformist e mercenar!

Nga: Fadil Maloku Më: 8 janar 2021 Në ora: 19:28
Fadil Maloku

1. Në Kosovë, e sidomos në Shqipëri e Maqedoni është duke u rritur shumë soji i (b)analistëve konformist që mezi presin me hëngër me disa lugë, në “kulacin" e politikës, e sidomos asaj që shquhet dhe identifikohet si zanat ekspertize për proceset dhe zhvillimet sociopolitike tē niveleve lokale, rajonale, kontinentale e madje edhe globale?! "Supermena", bre ky soj njerëzish!?

2. Në fakt, ata besojnë që mercenarizmi lokal i (shitur shpeshëherë edhe si konformizëm publik!) tyre i tepruar ndajë ndonjë subjekti të caktuar politik, përveç që u krijon favore e "alibi" pēr të paktën një lloj satisfaksioni moral, u jap edhe blanko garancione se ata kurdo që ta "vlerēsojnë" mund të pajisen edhe me "kartelë partiake", ashtu siç bënë ca këtyre ditëve...

3. Ca të tjerë që presin në "radhë" sinjale për të aderuar më vonē në "jataqet" partiake, do vazhdojnën të shtiren edhe për një kohë si neutral në pronocimet e tyre publike, ama në fakt ata janë dhe do mbetën gjithnjë mercenar publik dhe konformista sikurse AI "kali i Trojes"!

Të njejtit poashtu, mendojnē, se gjithnjë kur e lyp vatani (apo si "shiten" në publikun mediokër!) dhe "idealet sublime shtetërore e kombëtare" (lexo; interesave personale e klanore!) duhet ta arsyetojnë dhe (ban)analizojnë edhe ndonjë "pushtim" eventual kinez mbi ne!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat