Donald Trump me kthetra dhe hile

Opinione

Donald Trump me kthetra dhe hile

Nga: Rexhep Torte Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:52
Rexhep Torte

Me zgjedhjen e Joe Biden President i SHBA-ve, Kosovën e shpëtoi Zoti nga kthetrat dhe hilet e Donald Trumpit- me shpirt tregtari, nga Methew Palmer-me bashkëshorten serbe nga Beogradi, nga Richard Grenel- me prejardhje serbe, nga Aleksadër Vuçiqi- bashkëpunëtori i kriminelit Sllobodan Millosheviq, dhe nga hilet e renegatëve Edi Rama, Hashim Thaçi. Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti, të cilët për interesa vetjake deshin ta bëjnë kurban Kosovën.

Zoti ua shkëputi Kosovën nga duart dhe qëllimet e pista të këtyre funksionarëve tradhtarë,matrapazë dhe hileqarë.

Të sipërpërmendurit bënë mëkat dhe tradhti të madhe ndaj Kosovës, dhe për interesa të tyre personale me një dinakëri dhelpanake e rrezikuan Kosovën viktimë dhe e favorizuan Serbinë agresore gjenocidale e vrasëse.

Nuk kishte tradhti më të madhe, më të turpshme dhe më skandaloze se sa ta lësh Kosovën në duart e Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Avdullah Hotit dhe Skender Hysenit, të cilët me papërgjeshshmëri egoiste mburravece pranuan të ulen e të dialogojnë me Serbinë agresore gjenocidale e vrasëse, pa i vënë asaj as edhe një kusht, duke e çuar Kosovën drejt greminës, drejt coptimit dhe drejt rikthimit të hegjemonisë së Serbisë në Kosovën tashmë të lirë e sovrane pas më shumë se një shekulli.

Protesta e dhunshme të republikanëve në Capitol Hill-Kongresin SHBA-ve më 6 janar 2021, të nxitura nga humbësi i zgjedhjeve presidenciale Donald Trump në momentin kur bëhej certifikimi i fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale, e habitën tërë botën demokratike dhe e zbuluan karakterin dhe moralin e kalbur të Donald Trumpit, e demaskuan këtë president mendjekrisur që e njollosi Shtëpinë e Bardhë, simbolin e demokracisë botërore.

Kjo protestë vandaliste e republikanëve dëshmoi se elektorati i republikanëve u mashtrua nga Donald Trump humbësi, mbi shpinën e të cilit siç raportuan mediat rëndojnë shumë afera seksuale dhe korruptive.

Shqiptarët e mençur, të matur e atdhetarë i kuptuan moti matrapazllëqet e Donald Trumpit ndaj çështjes së Kosovës në favor të Serbisë, dhe vetëm shqiptarët naivë e puthadorës u besonin gënjeshtrave të Donald Trumpit dhe të emisarit të tij Richard Grenel.

Kulmi i këtij mashtrimi u arrit me Marrëveshjen për normalizimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë që u nënshkruajt në Washington në praninë e Donald Trumpit më 4 shtator 2020 , ku nënshkrimin e tyre e vunë Avdullah Hoti i Kosovës dhe Alëksandër Vuçiqi i Serbisë.

Kësaj marrëveshje të rrezikshme që ishte në favor të Serbisë dhe në dëm të Kosovës, iu dha jehonë e madhe, sepse bëhej kurban Kosova për përfitime elektorale të Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale.

Administrata e Donald Trumpit nuk nguroi që këtë marrëveshje skandaloze ta quante edhe historike, duke organizuar edhe nominimin Donald Trumpit, Aleksandër Vuçiqit dhe Avdullah Hotit për Çminin Nobel për Paqe, nominim që e bëri deputeti suedez Magnus Jacobson-bashkëshortja e të cilit është me prejardhje serbe. Nominim që për fat të mirë mbeti vetëm në letër dhe që kurrë nuk do të realizohet.

Fitorja bindëse e demokratit Joe Biden kundrejt Donald Trumpit është shpëtim dhe gëzim jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, jo vetëm për mbarë shqiptarët por edhe për tërë botën demokratike.

Fitorja e Joe Bidenit i treti përfundimisht skenarët e zi në dëm të Kosovës që i kishin thurrur Donald Trump, Mathew Palmer, Richard Grenel, Josep Borell, Miroslav Lajçak, Aleksandër Vuçiq, Edi Rama, Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti.

Qëllimet ogurzeza për Kosovën i këyre të sipërpërmendurve ishin krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Administrimi nga Beogradi i kishave, manastireve dhe patriarkanave në Kosovë, edhe pse këto objekte kulti fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare në Kosovë, por Serbia pas okupimit të Kosovës i ka ndryshuar dhe përvetësuar.

Dhënia hise Serbisë në minierat e Trepçës që denbabaden kanë qenë të Kosovës.

Dhënia hise Serbisë në liqenin e Ujmanit, që është ndërtuar me paratë e taksapaguesve të Kosovës.

Krijimi i Minishengenit Ballkanik për t’i mundësuar Serbisë daljen në Detin Adriatik që do t’i ndihmonte Serbisë të forcohet ekonomikisht dhe hegjemonisht në dëm të shqiptarëve.

Idiotët, shpirtligët, tradhëtarët dhe hileqarët Donald Trump, Mathew Palmer, Rachard Grenel, Josep Borell, Miroslav Lajçak, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Edi Rama, Baton Haxhiu dhe Blendi Fevziu, për interesa të tyre personale, shkelën mbi dinjitetin dhe i harruan dëshmorët e rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

I harruan mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë dhe të transportuar e varrosur në varreza masive në serbi, për t’i fshehur krimet e Serbisë.

I harruan mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë dhe të transportuar e të djegur tmerrshëm në hekuranat e Serbisë, për t’i fshehur krimet e serbisë.

i harruan mijëra e mijëra shqiptare të dhunaura në Kosovë nga ushtarët.paramilitarët dhe policët e Serbisë në mënyrën më shtazarake ekzistuese.

I harruan 1650 shqiptrë të të gjitha moshave e gjinive të rrëmbyer në Kosovë nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë, fati i të cileve ende nuk është zbardhur.

E harruan eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve të shkaktuar nga dhuna e ushtarëve, paramilitarëve dhe policëve të Serbisë.

I harruan dëmet e luftës që i shkaktoi Serbia në Kosovë duke e bërë shkrumb e hi Kosovën.

Idiotët, shpirtligët, tradhtarët dhe hileqarët udhëheqës të Kosovës i harruan të gjitha mizoritë që Serbia i kreu në Kosovë, dhe në dialogun Kosovës-Serbi shkuan pa kërkuar Serbia falje publike për krimet e kryera në Kosovë dhe pa i vënë asnjë kusht Serbisë.

Shkuan të dialogojnë me Serbinë kriminale pa i dënuar Serbia kriminelët serbë për krimet e kryera në Kosovë.

Idiotët, shpirtligët, tradhtarët dhe hileqarët udhëheqës të Kosovës gjatë dialogut të derisotëm e favorizuan Serbinë duke shkuar aqë larg, sa që me pafytyrësinë më të madhe ishin gati t’ia dhurojnë Serbisë veriun e Kosovës dhe t’ia falin Serbisë krimet e kryera në Kosovë.

Puthadorët, servilët dhe surogatët shqiptarë të sipërpërmendur këmbë e krye u vunë në shërbim të Serbisë agresore gjenocidale dhe vrasëse, dhe në dëm të Kosovës viktimë me plagë të pashërueshme që do të lemgojnë tërë jetën.

Donald Trump, Mathew Palmer dhe Richard Grenel, me udhëheqësit e derisotëm renegatë shqiptarë të Kosovës, ia bënë tradhtinë e radhës Kosovës duke rënë dakord që më 21 shator 2020 Zyra Rajonale e DFC- e Korporatës Ndërkombëtare e Financave dhe e Zhvillimit e SHBA-ve, të vendodet në Beograd, në vend që të vendosej në Prishtinë, edhe pse shqiptarët ndaj SHBA-ve gjithmoneë janë dëshmuar besnikë dhe të sinqertë.

Ivica Daçiq në vitin 2020 në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë i kërcënoi publikisht serbët që të mos e tregojnë vendndodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur shqiptarët e pafajshëm të vrarë e të masakruar nga Serbia.

Në vitin 2020 dhe në fillimvititin 2021 në veriun e Kosovës po ndërtohen koloni serbe me shtëpi të reja tëmobiluara ku po vendosen serbët, shumica e serbëve të cilët asnjëherë më parë nuk kanë qenë banorë të Kosovës.

Në dhjetëditëshin e parë të vitit 2021 janë duke u zhvilluar debate ndërmjet Aleksandër Vuçiqit, president i Serbisë dhe Sllavko Nikiqit, ish pjestar i MPB të Serbisë, të cilët me fakte po e akuzojnë njeri-tjetrin për krimet e kryera ndaj shqipatëve të pafajshëm në Kosovë.

Vladimir Kostiq, kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë gjatë debatit me Peshkopin Orthodoks serb Gligorije, ndërsa Peshkopi thotë se “ Kosova është e jona”, kryeakademiku i përgjigjet “Kosova nuk është e jona”, informon “Bota Sot”, sipas Nova rs.

Udhëheqësit mjeranë të Kosovës ndaj këtyre veprimeve të Serbisë dhe deklaratave të krerëve serbë u treguan tejet indiferentë e sehirxhij dhe nuk reaguan fare, qoftë ndaj Serbisë, qoftë ndaj faktorëve ndërkombëtarë.

Udhëheqëit mjeranë të derisotëm të Kosovës nuk e ndjejnë turpin, nuk i ndjejnë hilet që ia bënë derisot popullit të shumëvuajtur të Kosovës.

Udhëheqësit mjeranë të derisotëm në Kosovë dhe partitë e tyre, tani pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, po mundohen sërish ta mashtrojnë popullin për t’ia marë votat dhe ardhmërinë e lumtur.

Donald Trump dhe administrata e tij e bënë mëkatin dhe gabimin fatal shumë të rrezikshëm për paqen në botë, duke e dislokuar me pa të drejtë ambasadën e SHBA-ve nga Tel Avivi në Jerusalem.

Argumentet tregojnë se Kudsi-Jerusalemi është termometri i besimit, paqes dhe sigurisë në botë. Nëse Jerusalemi është i stabilizuar dhe i qetë, e tërë bota është e qetë, dhe nëse Jerusalemi është i trazuar, e tërë bota përfshihet nga trazirat.

Donald Trump, më 14 maj 2018 e dislokoi Ambasadën e SHBA-ve nga Tel Avivi në Jerusalem, gjë që shkaktoi konflikt fatal mes popullatës myslimane duarthatë dhe ushtrisë izraelite të armatosur gjer në dhënbë, si pasojë e së cilës u vranë 59 dhe u plagosën 2700 myslimanë. Ky veprim i Juaji i indinjoi tejmase myslimanët dhe opinionin botëror.

Në prill të vitit 2019 mediat informuan se Donald Trump, presidenti i SHBA-ve e ka njohur Rafshnaltën e Golanit si territor të Izraelit. Ndërkaq Beniamin Netanjahu deklaroi se do ta aneksoje edhe Bregun Perëndimor ku vazhdoi me dëbimin e palestinezëve myslimanë dhe ndërtimin e shtëpive për kolonët izraelitë.

Donald trump me transferimin e ambasadës së SHBA nga Tel Avivi në Jerusalim kreu mëkat të madh duke i dhanë flakë fitilit edhe ashtu të ndezur në Jerusalem.

Donald Trump në vazhdimësi u angazhua t’i bindën edhe shtetet e tjera që t’i dislokojnë ambasadat e tyre nga Tel Avivi në Jerusalem por shumica nuk e dëgjuan.

Donald trump në Marrëveshjen e nënshruar për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi në Uashington më 4 shtatorit 2020, insistoi të shënohet si pikë e veçantë që edhe Kosova edhe Serbia ambasadat e tyre në Izrael t’i vendosin në Jerusalem.

Donald Trump, këto mëkate i bëri me shpresë që hebrenjtë t’i ndihmojnë që sërish të zgjidhet president i SHBA-ve, gjë që nuk ndodhi sepse nuk deshti Zoti, në të mirë të paqes të mbarë njerëzimit.

Në OKB, në muzeumet e Nju Jorkut, të Londrës dhe Parisit është ekspozuar Traktati i Jerusalemit i vitit 15 sipas Hixhrit. Traktat i firmosur 14 shekuj më parë midis myslimanëve dhe popullatës që asokohe jetonte në Kuds-Jerusalem.

Hazreti Omeri në atë kohë në mënyrë paqesore i mori çelësat e Kudsit-Jerusalemit, kur edhe u nënshkruajt edhe Traktati mes myslimanëve dhe banorëve të atëhershëm të Kudsit-Jerusalemit.

Ky Traktat edhe pse kanë kaluar 14 shekuj nga nënshkrimi i tij, tregon frymën e tij demokratike se në Jerusalem ekziston mundësia që popujt sëbashku me besimet e tyre të jetojnë në paqe.

Me këtë Traktat Hazreti Omeri ua njihte të drejtat banorëve që e kishin humbur betejën me të dhe që ishin dorëzuar paqërisht.

Në këtë Traktat shkruan, se, “Me emrin e Zotit të Gjithëmëshirshmit dhe Mëshirëplotit. Kjo është marrëveshje me të cilën robi i Zotit Omer Ibnul Hatabi, prijës i besimtarëve myslimanë u garanton banorëve të Kudsit-Jerusalemit; jetën, pasuritë, kishat dhe kryqet e tyre si dhe gjithçka fetare të tyre. Ai u garanton që kishat e tyre nuk do të përdoren si banesa nga myslimanët, as nuk do prishen dhe as nuk do cënohen. Nuk do tu cënohen as kryqet dhe asgjë nga pasuritë e kishave. Ata nuk do të detyrohen të braktisin fenë e tyre dhe as nuk do të dëmtohen”.

Në këtë Traktat shkruan se, “asokohe në Kuds, nuk lejohej të banojnë hebrenjtë”. Ky është një nga nenet e këtij Traktati, pasi hebrenjtë kishin bërë disa tentativa për ta shtënë qytetin nën kontrollin e tyre. Kundër hebenjëve ishte edhe kërkesa e vet krishterëve të Kudsit, që asokohe njiheshin me emrin Ilija.

Joe Bien President i SHBA-ve është i pajisur me kulturë politike e demokratike, dhe të gjithë preferuesit e paqes shpresojnë se administrata e Joe Biden-it do ta vendos në binarët te duhur dhe të drejtë çështjen Kosovë-Serbi, çeshtjen e Ballkanit dhe forcimin e sigurisë dhe të demokracisë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat