KQZ me standarde të dyfishta për diasporën

Opinione

KQZ me standarde të dyfishta për diasporën

Nga: Miftar Zagragja Më: 12 janar 2021 Në ora: 16:35
Miftar Zagragja

Komosioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, përmes vendimit të vet ka krijuar standarde të dyfishta për diasporën shqiptare të Kosovës, prandaj vendimi për " domosdoshmërinë e paraqitjes në telefon" është skandaloz, jo njerëzor, kundërkushtetues dhe donkishotesk. E drejta e votës për secilin qytetar të Kosovës që plotëson kushtet ligjore, është e garantua përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës! Si ka mundësi që vendimet e një grushti njrerëzisht, siç është KQZ-ja të kenë fuqi ta shkelin edhe kushtetutën. Kah po shkon Kosova?

Në interes të kujt është ky vendim? A vlen i njëjti rregull edhe për votuesit serbë të Kosovës që jetojnë në Serbi e gjetiu? Pse mungon respekti për mërgimtarët shqiptarë !? Në fakt, më shumë se një e treta e popullsisë së përgjithshme të Kosovës, ndodhet në mërgim. Tani edhe pas më tepër se 20 viteve në liri, sikur i keni harruar të gjitha këto sfida të këtyre veprimtareve të devotshëm, rolin e mërgatës shqiptare për Kosovën dhe trojet shqiptare. Ne jemi krenarë për punën dhe aktivitetin e mërgatës shqiptare në, me theks të veçantë për rolin që ka luajtur mërgata shqiptare në aspektin financiar në grumbullimin e ndihmave dhe mjeteve të nevojshme për financimin dhe për mbajtjen gjallë të popullatës së rrezikuar nga uria gjatë viteve 1990-99, në kohën kur Kosova gjendej në okupim barbar të regjimit kriminal të Serbisë. Dhe, që nga themelimi i institucioneve paralele të Republikës së Kosovës, që në fakt paraqitnin formën konkrete të shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës, shumë aktivisë tjerë në mërgatë tërë angazhimin e tyre e bënin kryesisht mbi baza vullnetare si dhe me shpenzime personale.

Po ashtu, gjatë kohës së luftës në Kosovë themelimin edhe Grupit të Emergjencës, i themeluar nga bashkatdhetarët tanë për nevoja urgjente të popullatës së dëbuar nga Kosova.Ne ndjehemi krenarë që si qytetarë dhe mërgimtarë kemi arritur t’ia bëjnë një argat atdheut si dhe popullit tonë. Sot, pjesëtarët e mërgatës sonë, janë afirmuar intelektualisht, janë dëshmuar dhe kanë bërë emër në politikë, mjekësi, teknologji, ekonomi, arsim,kulturë.Nuk janë të paktë shqiptarët në Evropë,e gjetiu në botë që kanë krijuar biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha, që udhëheqin në ekonomi, administratë e fusha tjera të rëndësishme për të cilët, Kosova më tepër se kurrë ka nevojë t'i fusë në funksion të institucioneve shtetërore.

Thithja e këtyre përvojave dhe kuadrove në mënyrë institucionale dhe pa xhelozi nga grupe të interesit siç mund të mendohet ndonjëherë, përveç që do të forconte në masë të madhe institucionet e Kosovës, do të sillte natyrshëm një kulturë pune dhe një frymë të re evropiane në funksionimin e institucioneve shtetërore. Në mënyrë të veçantë do të krijonte ura të forta bashkëpunimi me kuadrot e mirëfillta në Kosovë. Me keqardhje mund të thuhet se aktualisht Kosova ka shkëputur të gjitha lidhjet me mërgimtarët e saj. Ata as nuk pyeten, as nuk dëgjohen e as nuk përfaqësohen në asnjë nivel shtetëror. Për pasojë, aktualisht mërgata shqiptare mbetet mërgata më e organizuar, por me shumë halle e probleme të natyrave të ndryshme. Ajo është harruar e lënë pasdore krejtësisht. Prandaj, KQZ vepro ligjërisht, vepro njerëzisht, vepro shqiptarisht! Edhe ne jemi bijë të këtij atdheu! KQZ, ra ky mort e u pamë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat