Sa përqind do t’i fitojë PDK me 14 shkurt?!

Opinione

Sa përqind do t’i fitojë PDK me 14 shkurt?!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 14 janar 2021 Në ora: 09:40
Enver Hoxhaj

Dikur partia e parë në vend, PDK, sot ndodhet në një gjendje të rëndë të besimit. Besimi për këtë forcë politike është në nivel shumë të ulët, përkundër që kjo parti ka qëndruar në opozitë që nga 6 tetori i 2019.

PDK ka qenë në pushtet që nga vitit 2007 e deri në vitin 2019, 12 vite të qëndrimit të saj në pushtet prodhuan: krim, korrupsion, nepotizëm, kapje të shtetit, shitje të aseteve të vendit për shuma qesharake, zhvatje, dhe të gjitha dëmet që janë të panumërta.

Për këto 12 vite të qëndrimit të PDK në pushtet, janë mbi 200.000 qytetarë që kanë lëshuar vendin, si pasojë e keqqeverisjes së PDK-së.

Tanimë e ndodhur edhe pa kryetarin e saj legjitim dhe atë themelues, PDK ndodhët me ushtrues detyre. Në zgjedhjet e 14 shkurtit kjo parti futet në garë duke pasur në përbërje të kryesisë së saj njerëz të përfshirë në afera të ndryshme, e të cilët janë shkaktar të gjendjes së mjerueshme të Kosovës.

Rasti “Pronto” që identifikon këtë parti, është ligjërimi më i shëmtuar që u paraqitet qytetarëve të Kosovës. Ndonëse sondazhet nuk e paraqesin mirë këtë forcë politike, propaganda e saj për gjoja rritje mbetet vetëm dëshirë, pavarësisht qëndrimit në opozitë PDK nuk ka ndryshuar mendësi, ajo mbetet po e njëjta, pothujse në kryesi me të njëjtët njerëz që kanë zhvatur këtë vend për vite të tera.

Me njerëz të njëjtë të presësh rezultate të ndryshme është idiotes, refren të cilin nga PDK nuk po arrijnë ta kuptojnë dot. Derisa flasin për qeverisje të mirë, vende pune, shtet ligjor etj, është mirë që PDK të mbajnë me vete një pasqyrë, të shohin vetëm kush janë. Pa përjashtuar as ushtruesin e saj të detyrës që flet për “dinamikë të mirë me PDK” të kujtohet se mos ka qenë ministër i arsimit, i jashtëm, zv. kryeministër etj, të kujtojë skandalet që ka bërë, favorizim për vëllain e tij etj.

Të kujtojnë se si njerëz të saj të fuqishëm blinin toka me shifra qesharake dhe iu shitnin shteti me 1000 herë më shtrenjtë. Janë po të njëjtët njerëz, s’ka ndryshuar as metoda e rrenës, pothuajse identike ka mbetur nga ajo ari që e ka sjellur vendin në agoni.

Pavarësisht se sa do të merr PDK në zgjedhje, e sigurt është se nuk del e para, e mira do të ishte që PDK të vazhdojë të mbetet akoma në opozitë, të reformohet thellësisht, të kërkojë falje për krejt të këqijat që i ka bërë vendit, dhe tek pastaj të mund të jetë serioze për të ardhur në pushtet. Deri atëherë, është mirë për Kosovën, por edhe vet të ardhmen e saj, që PDK të mbetet në opozitë, ka shumë mëkate që duhet t’i paguajë kjo parti politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat