Ngatërresa

Opinione

Ngatërresa

Nga: Skender Doçi Më: 16 janar 2021 Në ora: 11:36
Skender Doçi

Disa drejtues, në institucionin “e tyre”, e quajnë veten më shumë “pronar” të institucionit apo dikasterit, sesa drejtues të një institucioni shtetëror, i cili është në funksion dhe në shërbim të publikut, funksionon dhe drejtohet në bazë të moralit, ligjeve dhe rregullave të shtetit demokratik.

Heqin dhe marrin në punë njerëz sipas orekseve dhe interesave personale dhe atyre të kahut politik që përfaqësojnë, duke e orientuar drejtimin në një instrument personal, dhe institucionin në një vend ku, kulti i individit, dhe orekset e tij janë primare dhe të detyrueshme për zbatim nga të gjithë vartësit e tij.

E devijojnë plotësisht fizionominë dhe qëllimin e institucionit nga misioni për të cilin ai është krijuar dhe ekziston.

E shndërrojnë nga një institucion në shërbim të publikut, në një “pronë” eksperimentale të huqeve, pasioneve dhe koncepteve të tyre aqsa perverse edhe primitive. Duke e kthyer atë, në një “shkollë” teje të keqe, jo vetëm për vartësit, por edhe për të gjithë qytetarët dhe partnerët publik e privat që kanë një lidhje sado të vogël me institucionin e shtetit.

Po, sa është secili nga institucionet “pronë” e drejtuesit përkatës dhe e vartësve të njëhesuar shpirtërisht me orekset dhe huqet e drejtuesit?!

- Është, aq sa janë rrugët kombëtare “pronë” e policisë rrugore!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat