Ku qëndron degradimi i Kosovës si shtet?!

Opinione

Ku qëndron degradimi i Kosovës si shtet?!

Nga: Sami Arifi Më: 21 janar 2021 Në ora: 10:32
Sami Arifi

Funksionimi i shtetit varet nga udhëheqja e vendit, nga aftësia apo paaftësia e tyre, në zbatushmërinë e „shtetit ligjor“ si dhe nga firmosja e nënshkrimeve të shtetit përmes diplomacisë së jashtme, me shtete tjera, në të mirë të vendit.

Shtrohet pyetja se sa kemi zbatushmëri të ligjit në Kosovës, si dhe, si u firmosën nënshkrimet me shtetet fqinje, e në veçanti me Serninë nga diplomacia e jashtme e shtetit të Kosovës?

Shtylla kryesore e mbajtjes së rendit dhe rregullit në shtet është menagjimi i mirë politik si dhe zhvillimi ekonomik kur që të dyja mbikqyrën përmes sistemit të pavarur juridik.

Menagjimi i keq politik dhe moszhvillimi ekonomik prodhojnë dëme të mëdha në shtet siç janë: aferat kriminale dhe korruptive që Kosova radhitet ndër vendet e para. Në Kosovë, deri tani, u pengua ndërhyerja e pavarur e sistemit juridik, që është kusht i domosdoshëm për një shtet demokratik.

Firmosja e nënshkrimeve të Kosovës përmes diplomacisë së jashtme të saj, me shtetet fqinje, posaçërisht me Serbinë, ishte e pandërgjegjshme e në veçanti firmosjet siç ishin: firmosja për asociacionin e komunave të ashtquajtura „serbe“, demarkacioni, fusnota dhe shumë firmosje tjera nga diplomacia e shtetit Kosovës në dëm të vendit tonë.

Kur gjykata kushtetuese e Kosovës konstatojë se nënshkrimi i diplomacisë së Kosovës me Serbinë ishte me kompetenca ekzekutive për të ashtquajturin „asociacion i komunave serbe“ i bërë në vitet 2013, 2015 nga PDK-ja dhe LDK-ja, atëherë filluan akuzat ndaj njerës parti dhe tjetrës, përderisa kundërshtari i demarkacionit të Malit të Zi me Kosovën lideri i AAK-ja, posa ai erdhi si kryeministër i Kosovës e firmosi demarkacionin përmes Parlamentit të Kosovës, madje me duartrokitje frenetike. Është rast i rrallë, apo s‘ka rastë të tillë në të gjitha vendet e botës, kur një shtet jep territor dhe në parlamentin e tij duartroket frenetikisht.

Në Kosovë gjerë më tani asnjë koalicion nuk e çoi mandatin deri në fund, për shkakun e mosmarrëveshjeve të pazarit të tyre, derisa koalicioni i fundit në mes LDK-së dhe LVV-së ishte më jetëshkurti. Shtrohet pyetja pse?

Në momentin kur qeveria dheshi të drejtoi punë për të ashtquajturin “ligji për konfiskim të pasurisë së paligjshme”, si dhe ativizimin e mekanizmave për ta konfiskuar këtë pasuri të paligjshme përmes mekanizmave të shtetit, në të njejtën kohë u propozuar nga ish-presidenti i shtetit, Hashim Thaqi, gjendje e jashtëzakonshme për Kosovën si dhe mospërfillja e urdhërave të qeverisë në lidhje me masat e marrura ndaj pandemisë. Kësaj thirrje iu bashkangjit, menjëherë, edhe partneri i koalicionit dhe të gjtha partit që ishin në të kaluarën në pushtet u bënë bashkë, krejt kjo nga frika e përgjegjësisë së tyre nga “ligjit për konfiskim të pasuri së paligjshme” kështu që ata me pazaret e tyre e rrëzuan qeverinë, por, që kjo gjendje e jashtëzakonshme pas rrzimit të qeverisë së Kosovës nuk u bë asnjëherë edhe pse pandemia deri më tani mori jetën e mbi 1400 qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Me afera kriminale dhe korruptive tashmë është e ditur se, në shtetin e Kosovës janë mjaft shumë individ, por, drejtësia është më shumë dhe se ajo është në dorën e popullit që vendosë përmes votës së tij.

Prandaj së fundi arrimë deri te përfundimi se funksionimi i shtetit ligjor të Kosovës varet se çka prodhojnë zgjedhjet në vendin tonë. Uroj që të zgjedhen parlamentarë të Republikës së Kosovës të cilët aprovojnë në parlament ligje të mira për popullin e saj, dhe qeveria e ardhshme t’i fus në funksionim të gjitha mekanizmat e shtetit në zbatimin e aprovimit të ligjeve të aprovuara në parlamentin e shtetit të Kosovës, gjithnjë në shërbim të ligjshmërisë dhe zhvillushmërisë ekonomike të mbikqyrur nga pavarësia e sistemit juridik të shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat