Sfidat e qeverisë Basha pas fitores me 25 Prill 2021

Opinione

Sfidat e qeverisë Basha pas fitores me 25 Prill 2021

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 26 janar 2021 Në ora: 11:55
Skënder Sadri Kapiti

Gjykimi dhe vendimi demokratik  i 25 Prillit  2021 do ndëshkojë ashpër E.Ramën dhe rilindjen socialiste

Me këtë  rrokopujë disfatash dhe falimentimesh gjithfarëshe  demokratike, shtetërore, ekonomike,integrimi   dhe me gjithcfarë politikash e problematikash papunësie, varfërie, eksodi, hajdutërish , abuzimesh, borxhesh e shpërdorimesh, krimesh, trafikimesh droge  e korrupsioni që do lë si trashëgimi të keqe qeverisja e “famshme” e rilindjes  dhe me të cilat do të përballet qeveria në ardhje e Kryeministrit Lulzim Basha.

Kjo është trashëgimia e keqe që me 25 Prill 2021 do lë pas  rilindja socialiste e Republikes së narkoshtetit, ashtu si ua la shqiptarëve trashëgim 30 vite më parë edhe diktatura komuniste, Republikën e falimentuar  socialiste.

25 Prilli 2021 dita e ndarjes me tranzionin traumatik si misioni i dytë i madh i Partisë Demokratike pas atij të 30 viteve më pare - ate të shëmbjes së komunizmit. 

Qeveria e rilindasve,  qeveria  e dhjetë poshtërsive:  Partneritet Publik Privat dhe Pabesi, Politikë,Pushtet, Propagandë e Polici për të fituar Para e Pasuri. Qeveria e E. Ramës-Qeveria e 10 P-ve, e 10 genjeshtrave  fantastike dhe e 15 kushteve të BE-së; keqqeverisa  e cila e la prapa dhe e +oi në regres shtetin, shoqërinë shqiptare, zhvillimin dhe integrimin dhe por që e coi para varfërinë,papunësinë ,korrupsionin, hajninë dhe eksodin

Ky është morali dhe lejtmotivi i qeverisë së Edi Ramës.

Shqipëri ka rezultuar dhe precipituar si betejë për politikë, për pushtet duke përdoruar shtetin, pushtetin, policinë, ligjin e propagandën për të mbajtur e fituar privilegjet me anë të të cilëve  sigurohen  para e pasuri. Demokracia keqqeverisëse  e Partisë Socialiste e ka privatizuar shtetin dhe paranë publike nën maskën Partneritet Publik Privat; qeverisje që përdor Propagandën, Pushtetin , Policinë dhe Politikën e vet vetëm për të fituar e justifikuar Paranë që rrëmbejnë e fitojnë duke përdorur shansin dhe mundësinë që ua jep pushteti.Qeveria “1O P” mundohet të justifikohet me  “shpikjet”, trillimet e formulat  mashtruese PPP-Partneriteti Publik-Privat(“pushtetarit, vetes dhe privatit dhuroja, vidhe e grabite paranë publike”),KÇK- kundër Kap Ça të Kapësh (“instrument shtetëror paralel dhe sfidues për drejtësinë për t’i kapur e rrëmbyer pushteti vetë të gjitha, pra një udhëzues e porosi kryeministrore  për adminisatratën e rilindjes socialiste:kapni, cfarë  mund të kapni sa të kemi pushtetin”), Antishpifja-ligj kundër atyre që kritikojnë e demaskojnë zullumin,korrupsionin, krimin dhe vjedhjen  institucionale”); OFL- Operacioni Forca e Ligjit (“për të mbrojtur paligjshmërinë,paranë e pasurinë e atyre të cilët  janë pranë dhe bashkë me pushtetin”) etj,, po që pra, në fakt me to pushteti i sotëm realizon Qeverisjen “10 P”- Partneritet Publik Privat dhe Pabesi, Politikë,Pushtet, Propagandë e Polici për të fituar Para e Pasurinë 

Pabesia apo më saktë tradhëtia publike e kombëtare e mashtrimeve dhe gënjeshtrave të stërmëdha, paligjshmëria, korrupsioni, vjedhja e grabitja me ligj e pa ligj e pasurive shtetërore e të qytetarëve dhe abuzimi me paranë publike; shfrytëzimi i posteve  dhe të  detyrave e të institucioneve shtetërore për pushtet, pasuri e para  janë “bizneset”politike e qeveritare  më të sukseshme sot në Shqipëri.

Kjo vertetohet me faktin e akumulimit të shpejtë të miliona e miliona eurove, të bizneseve  dhe pasuri të tundshme e të patundshme nga individët që si biznes kanë pushtetin ,politikën dhe vulat e pushtetit qendror dhe të qeverisjes vendore e sidomos ato qeveritare, si dhe prokurorët e gjyqtarët. Pra, biznesi më fitimprurës sot në Shqipëri, me qeverinë Rama është biznesi politik ku si grupi më i fuqishëm i interesit janë grupi qeveritar, parlamentarët e pozitës, sistemi gjyqësor të cilët kanë kapur ekonominë me rrjetin mafioz të zotërimit dhe të kontrollimit prej tyre dhe familiarëve  e të të afërmëve të tyre edhe të bizneseve ekonomike, investimet, tenderimet, propagandën ,mediat dhe gjithcka ku buron e fitohet paraja publike dhe ajo e paligjshme e drogës ,krimit, hajnisë etj.

Në këtë mënyrë është instaluar një korporatë apo sistem korruptivo-kriminal oligarkiko-politik të cilët kanë kapur dhe privatizuar si politikën ashtu edhe shtetin dhe ekonominë dhe janë pasuruar aq shumë se nuk dinë cfarë të bëjnë me paranë. Pra oligarkia politike kryesisht ajo që qeveris sot janë të armatosur jo vetëm me pushtet por edhe me paranë dhe janë të pasfidueshme materialisht dhe të pasfidueshme as nga ligji, as nga demokracia dhe as nga presioni ndërkombëtar.  Dhe akoma as VETING-u nuk po heton paratë dhe pasuritë e të gjithë politikanëve, pushtetarëvv dhe gjyqtarëve e prokurorëvë të të gjitha këtyre 30 viteve.

Ja cilat jane edhe Dhjetë rrenat fantastike të Edi Ramës

1-Ulja e taksave për 95% të shqiptarëve.

2-Krijimi i 300 mijë vendeve të reja të punës në mandatin e parë qeverisës.

3-Ulja e çmimit të produkteve bazë të shportës.

4-Ulja e çmimit të energjisë elektrike dhe ujit.

5-Shëndetësi falas.

6-Reformë dhe rritje të të ardhurave nga doganat dhe tatimet.

7-Heqja e taksës së naftës dhe subvencione për bujqësinë.

8-Anulimi i koncesioneve të qeverisë “Berisha”.

9-Rrugë dhe urbanizim.

10-Reforma në ndërtim të shtetit të së drejtës.

Tags: Premtim-gënjeshtrat e “Rilindjes”

Ku do  kishte në demokraci një qeverisje të tillë kaq mashtruese e gënjeshtare, dhe cili popull  do ta kishte duruar në demokraci një keqqeverisje të tillë

Ja dhe 15 kushtet e BE-së për rilindasit dhe qeverinë Rama për hapjen e negociatave të antarësimit në BE të  Shqipërisë dhe që do t’i duhen që t’i plotësjë qeveria demokratike e kryeministrit Basha pas fitores së 25 Prillit 2021

1. Miratimi i reformës zgjedhore;

2. Funksionimi i Gjykates Kushtetuese;

3. Funksionimi i Gjykatës së Lartë;

4. Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK;

5. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar;

6. Ulje e numrit të azilkërkuesve;

7. Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecies;

8. Vazhdimi i Reformës në Drejtësi;

9. Track Records-Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve;

10. Progres në reformën e administratës publike;

11. Zbatimi i reformës zgjedhore;

12. Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019;

13. Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare;

14. Miratimi i  Ligjit (të amenduar) të Censit;

15. Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave.

Si është e mundur që kjo qeveri kaq dështake, kaq e papërgjegjshme, kaq problematike edhe me standarded demokratike dhe me drejtësinë dhe kaq shumë kundër interesave kombëtare, si ka mundësi që kjo qeveri  ka 7 vite që keqqeveris dhe sundon si një regjim tipik antidemokratik, antikombëtar dhe kundër integrimit të Shqipërisë në BE. Prandaj kjo qeveri dhe ky pushtet ka falimentuar dhe degraduar thellë deri në dështim , dhe rikthimi në pushtet i Partisë Demokratike është i pashmangshëm.Gjëndja  ka precipituar në fundërri dhe nuk ka ku të shkojë më poshtë.Pra ndëshkimi i Partisë Socialiste është i pashmangshmëm, por fatkeqësisht është i vonuar  pasi dëmet dhe zullumet kombëtare tashmë ato ajo i ka shkaktuar dhe kryer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat