Objektivat amerikane dhe evropiane kanë një interes të përbashkët!

Opinione

Objektivat amerikane dhe evropiane kanë një interes të përbashkët!

Nga: Nijazi Halili Më: 27 janar 2021 Në ora: 12:17
Nijazi Halili

Amerika dhe Evropa kanë një interes të përbashkët , të shmangin politikat nacionale gjermane dhe ruse të pafre që të konkurrojnë në qendër të Kontinentit. Pa Amerikën, Britaninë e Madhe dhe Franca nuk mund të ruajnë ekuilibrin politik në Evropën Perëndimore, Gjermania do të sundonte nacionalizmin, Rusisë do t´i mungonte një interlokutor global. Kurse Amerika pa Evropën, psikologjikisht si dhe gjeografikisht e gjeopoltikisht, mund të shndërrohej në një ishull të mënjanuar nga brigjet e Euroazizë.

Rregullimi i marrëdhënieve të brendshme në Aleancën e Atlantikut Verior është dominuar nga tërheqja shumëvjeçare e litarit midis pikëpamjeve amerikane dhe franceze. Franca duke e ngritur në qiell pavarësisë, i ka dhenë trajtën Bashkimit Evropian. Rezultati i mosmarrëveshjes midis tyre ishte se roli i Amerikës është tepër dominues në fushën ushtarake për zhvillimin e një identiteti politik evropian, ndërsa roli i Francës është tepër këmbëngulës në autonominë politike të Evropës për realizimin e kohezionit të NATO-s.

Nga pikëpamja intelektuale, mosmarrëveshja është një përsëritje e konfliktit midis konceptit të Risheljësë dhe ideve të Uillsonit- midis politikës së jashtme, si një ekuilibër interesash dhe diplomacisë, si konfirmim i një harmonie bazë.
Secili partner, në fakt, ka ndjekur në marrëdhëniet ndërkombëtare një koncept të nxjerrë nga historia e tij. Franca është trashëgimtare e stilit evropian të diplomacisë, të cilin në të vërtetë ajo e ka filluar 300 vjet më parë. Me po aq konsekuencë, ndonëse për një periudhë më të shkurtër, Amerika ka zbatuar uillsonizmin. E bindur për ekzistencën e një harmonie bazë, Amerike ka ngulur këmbë që, përderisa objektivat evropiane dhe amerikane janë identike, autonomia e Evropës ishte ose e panevojshme, ose e rrezikshme.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara nuk duhet t´i tremben forcimit të identitetit evropian brenda NATO-s, sepse është vështirë të imagjinohet veprimi autonom ushtarak evropian, në çfarëdo përmase dhe rajon qoftë, pa ,mbështetjen politike dhe logjistike amerikane. Së fundi nuk është komanda integruar ajo që krijon unitet, por një ndjenjë e interesave të përbashkëta politike dhe të sigurisë. Polemikat midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës, midis idealeve të Uillsonit dhe Risheljësë, është kapërcyer nga ngjarjet.
Si Aleanca e Atlantikut, edhe Bashkimit Evropian janë blloqe strukturash të domosdoshme të një rendi botëror të ri e të qëndrueshëm. NATO është mbrojtja më e mirë kundër kërcënimit ushtarak nga çdo anë që të vijë, Bashkimi Evropian është mekanizëm esencial, për stabilitetin në Evropën Qendrore dhe Lindore. Te dy institucionet janë të nevojshme për të integruar ish-satelitët dhe shtetet pasardhëse të Bashkimit Sovjetik në një rend paqësor ndërkombëtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat