Fukarallek-maskarallek! Wellcome “Ndragheta” 20%!

Opinione

Fukarallek-maskarallek! Wellcome “Ndragheta” 20%!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 28 janar 2021 Në ora: 09:58
Qamil Gjyrezi

Situata social-ekonomike dhe psikologjike në Shqipëri është shumë e rënduar dhe pa shpresë, si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme dhe qeverisjes 8 vjecare të Edi Ramës. Rilindja në 8 vite, ka prodhuar fukarallek që sic thotë populli sjell vec maskarallek, në të gjitha planet!

Ka disa ditë që Antimafia italiane ka akuzuar Erion Veliaj, “Buratinin” e Edi Ramës për lidhje me Ndrangheta. Këto akuza vijnë në një situatë të jashtëzakonshme kur numrin i të infektuarve me Covid 19-të po rritet nga dita në ditë. Situata e rënduar ekonomike, psikokologjike e shqiptarëve ka nevojë për kujdesin e shtetit, të qeverisë dhe shqiptarët duhet të vaksinohen për të pasur imunitet fizik për të punuar dhe mësuar. Opozita me të drejtë akuzuzon Veliajn për aferat e tija me Ndranghetën. Po vaksinat e premturara nga Edi Rama ku janë. Kur do të vijnë në Shqipëri?!

Në të gjitha vendet e Ballkanit ka filluar vaksinimi në masë i popullsisë dhe të vjen shumë keq që shqiptarët përsëri janë të fundit, do të vaksinohen të fundit.

Kjo situatë është dështim total i qeverisë Rama, e cila merret vetëm me fjalë, blla, blla, blla dhe propagandë dhe ka bërë pak vepra për njerëzit edhe ata me korrupsion galopant. Edi Rama ka harruar problemet shqetësuese të njerëzve, shëndetin, ushqimin ngrohjen dhe në këta ditë inaguron fillimin e punimeve të kantjereve që sjellin “aromën Ndragheta”. Me të vërtetë Shqipeëria ka shumë problematika në planin ekonomik dhe infrastrukturorë, por zhvillimin e qëndrueshëm nuk e sjell Mafia, por investimet serioze të kompanive vëndase dhe të huaja. Lajmet me Ndragheta, vetëm se i largojnë bizneset konkurruese dhe krijojnë imazhin e keq për Shqipërinë që duhet të dali nga kjo “zonë 25 vjecare” e paqëndrueshme, që prodhon destabilitet.

Fukarralleku sjell maskarallëk, thotë populli. Në këtë fukarallëk të krijuar nga qeveria Rama ndodhin lloj lloj maskaralleqesh. Tirja, zhvaten të vdekurit në spitale, shiten testet e Covid 19-të dhe nuk ka vaksina, mbasi qeveria dhe dyshja Rama-Veliaj ia kanë dorëzuar Shqipërinë, Ndraghetës dhe korrupsionit.

25 Prilli është afër dhe njerëzit duhet ta largojnë me votë fukarallëkun dhe maskarallëkun e dyshes Rama-Veliaj dhe të votojnë një qeveri që është afër njerëzve, me kryeministër Lulzim Basha, për të ndërtuar Shqipërinë europiane!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat