Tri paradokset e PDK-së

Opinione

Tri paradokset e PDK-së

Nga: Kimete Berisha Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 17:11
Kimete Berisha

1. Tërë jetën kundër UDB-ës dhe në fund PDK përfundon në duar të Enver Hoxhajt që me Libër e ka mohuar gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Shfarosjen e familjeve shqiptare nga shteti serb, Enver Hoxhaj e sheh veç si një 'përpjekje për shfarosje'.

Familjet shqiptare janë shuar dhe kanë vdekur, por vdekjen e tyre Enveri e sheh veç si 'përpjekje' për të vdekur, 'përpjekje' për t'u vrarë.

2. Hashim Thaçi e ka ditur se Enver Hoxhaj ka thënë: 'Nëse fiton UÇK unë do të kërkoj azil në Serbi', por e ka mirëkuptuar.

Hashim Thaçi e ka pasur zanat, t'i mbajë arniqtë afër vetes dhe mendja e tij t'i 'zbus' me fjalë.

Me alkiminë e tij ka pasur aq shumë sukses sa që ka përfunduar në burg.

Të gjithë, pa përjashtim e kanë shfrytëzuar për pare, ia kanë bërë rrafsh dhe e kanë mashtruar.

Sepse mllefi i kundërshtarëve të tij ishte i vërtetë, ishte mllef i njëmend.

Ata nuk e urrenin Hashim Thaçin pse e lakmonin.

I huaji i joti s'bëhet.

Dhe njerëzit nuk të falin.

Të rren gjithkush që të thotë 'Ta kam falur'.

Zemra nuk fal.

Pra, Hashim Thaçi vazhdimisht ka bërë alkimi. Ka

besuar në 'zbutjen e armiqve'.

Anipse prej se ekziston njerëzimi kurrë 'askush' nuk është zbutur.

Ka humbur shumë kohë kot.

Ka punuar me përkushtim të krisur për 'shndërrimin' e armiqve të tij privat - në miq.

E ka marrë me t'mirë Enver Hoxhajn (e ka pokojit) se gjynah, Enveri i ndjeshëm, tejer fragjil dhe romantik, e ka pas' mërzi luftën, se lufta e keqe, është e papranueshme për dashnorët e jetës.

Hashim Thaçi i ka qëndruar pranë Enverit derisa e ka shëruar nga frika prej UÇK-së.

Pasi komandantët e kanë trajtuar me dashuri, Enveri e ka pranuar ekzistencën e UÇK-së,

e ka pranuar çlirimin e Kosovës,

është pajtuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ka pranuar të jetojë në Kosovë dhe përfundimisht ka hequr dorë nga azili në Serbi.

Nuk i kanë bërtitur pse e ka mohuar gjenocidin serb me Libër, nashtë, e kanë lejuar të shprehet lirisht kundër Kosovës.

3. Se edhe Solanës i ka ndodhur njësoj si Enver Hoxhajt.

Pasi e ka shkruar librin '50-të arsye për t'i thënë Jo NATO-s', Solana u bë shef i NATO-s.

Se kështu ndodh gjithmonë, çfarë e ke më së shumti mërzi - ta çon Zoti.

4. Paskan qenë 4 paradokse (të më falni).

Tash kur shefat e PDK-së gjenden në burg me dyshimin për krime masive kundër 'bashkëpunëtorëve të armikut', Enveri e ka në dorë partinë.

Ku ka paradoks më të madh se ky!

Është edhe mallkim.

PDK po shkatërrohet nga ata që e mohuan.

E ata që e ndërtuan gjuajnë me alltia në drejtim të qiellit dhe me vezë në drejtim të Albinit.

Kushdo që gjuan në drejtim të qiellit, e gjuan Zotin dhe engjëjt, prandaj kurrë s'bëhen rehat.

Ti mbyte veten për dashuri ndaj Drenicës, mbasi kaq shumë t'u ka bë merak.

Thashë, asaj që më së shumti i frikësohesh-të ndodh!

PDK jashtëzakonisht është frikësuar nga armiqtë, dhe në fund vullnetarisht ka përfunduar në duar të tyre.

P.S. Kurrë nuk u tregoj se prej çkahit tutem unë!

Se sasa e pabesueshme që tingëllon, por edhe unë tutem .

As ju mos gaboni m'i tregu' 'kujt.

Fundin e barkut mos ia tregoni askujt.

Hiç, njeriut të gjallë.

S'ka gabim më i madh sesa t'ia tregosh insanit 'thembrën e Akilit', se pastaj na dëgjon Zoti e për inat na bën të dashurohemi në frikën tonë më të madhe.

(127- e vetmja rrugëdalje)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat