Albini po rritet, se ju na keni vjedh

Opinione

Albini po rritet, se ju na keni vjedh

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 5 shkurt 2021 Në ora: 10:34
Albin Kurti

Emri më i përdorur momentalisht në Kosovë është Albin Kurti. Njeriu që, edhe kundërshtarët e pranojnë, se do të jetë fitues i zgjedhjeve. Natyrshëm se çdo politikan synon fitoren, për çka edhe futet në politikë.

Albin Kurti kurrë s’do ishe kaq i mbështetur nga qytetarët, jo pse nuk e meriton, nëse ata që ishin para tij do të bënin mirë punën, por që fatkeqësisht nuk e bën një gjë të tillë.

Faktikisht nëse ata që ishin para tij do qeverisnin mirë, qytetarët s’do kishin nevojë për dike tjetër. Albini nuk është ngritur vetëm nga dështimet e tjerëve, por edhe nga konsistenca e qëndrimeve, dhe figurën e tij të pakorruptuar.

Ata që sot e shanë Albinin, duhet ta dinë se janë shkaktarët kryesor që Albini u rrit. Nëse Hashimi, Isa, Ramushi e Fatmiri do të qeverisnin mirë, Albini sot nuk do ishte faktor. Vota për Albinin është vote për keqqeverisjen 20 vjeçare, është votë ndëshkimi për klasën politike.

Mos kërkoni nga populli që mos të votohet Albini, sepse e keni krijuar ju vet, me hajninë tuaj, me korrupsionin, me nepotizmin. Albini është bumerangu, që e keni krijuar vet. Albini po vjen..si ndëshkim për degradimin 20 vjeçar.

Albin Kuti e ka para syve të tij gjithë librin e gabimeve të klasës politike për 20 vjet, e të cilat nuk duhet t’i përsëris, ndryshe do të ndëshkohet njësoj si ata. Faktikisht Albin Kurti e arriti atë që kërkonte, tanimë pushtetin e ka të sigurt.

Mirëpo, çdo arritje ka edhe rreziqet e veta. Albini është mes tehut të thikës : të mbetet në histori si politikani më i pakorruptuar dhe me i miri,ose do të mbetet si mashtruesi më i madh. Varësisht si qeverisë, do e fitojë njërin ose tjetrin epitet. Koha do e tregojë se ku do ia bej vendit vetes se tij.

Por një gjë tashmë është e sigurt, Albin Kurti e ka rastin historik për të dëshmuar ndryshimin e madhe, dhe për tu mbyllur gojën me fakte të gjithë atyre që e quajnë populist. Edhe ata që e mbështesin, edhe ata që e kundërshtojnë, kanë mendimet e tyre, e të cilat mbesin për tu faktuar nga puna e mirë, ose e keqe e vet Albini.

Edhe një këshillë për kundërshtarët e Albinit: mënyra më e mirë për ta rritur Albinin është që ju ta shanin, ta ofendoni, sepse kështu e rritni Albini nuk thyet duke e gjuajtur me gurë, jo, Albini rrëzohet duke heshtur ju, duke reflektuar për gabimet tua, e për më tepër duke u pastruar nga brenda.

Derisa nuk veproni kështu, Albini do të mbetet gjatë në pushtet. Zgjedhjet janë çdo katër vjet, nëse Albini nuk punon mirë, drejt dhe ndershëm, pas katër viteve po i njëjti elektorat do e ndëshkojë, ashtu siç i ndëshkon ata që zhvatën popullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat