Gënjeshtrat që i’a themi vetës që njëzet vjet

Opinione

Gënjeshtrat që i’a themi vetës që njëzet vjet

Nga: Jashar Etemaj Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 11:02
Jashar Etemaj

Filozofja suedeze Sissela Bok thekson: Njeriu nuk ka nevojë për ndonjë justifikim për të thënë të vërtetën, por i duhet një shkak për të gënjyer.

Shkaku që disa politikan të LDK-së, gënjejnë duke e kultivuar marrëzisht kultin e Rugovës si lider të patejkalueshëm qëndron te paaftësia e tyre politike për ti dërguar proceset politike aktuale përpara e sidomos dëshira për të zhvatur shtetin e përdorin “rugovizmin” si mjet, mburojë për të qeverisur!

Kosova ka relief të pasur me kodra, male, me ujë, pisha e drunj të gjelbër dhe pa industri të zhvilluar! Por, për çudi kemi ajrin më të ndoturin në Evropë. Sa i përket ajrit krahasohemi me shkretëtirat e Afganistanit e Pakistanit. Edhe pse me relief, gjeografi, origjinë e sidomos gjeografikisht gjendemi në Evropë, Kosova më shumë i përngjan Pakistanit aziatik në aspektin e ndërtimit të shtetit se sa Gjermanisë apo Sllovenisë evropiane.

Edhe gjatë kësaj fushate zgjedhore e që 21 vjet me radhë më të preokupuar jemi me (patriotizëm) për të zbuluar se kush është spiun e kush është tradhtarë, kush është pro amerikan e kush spiun i Serbisë! Se sa ta pastrojmë ambientin nga bërlloku e ajrin nga ndotja!?

Ende pas 21 vjetëve duke u kollitur nga ajri i ndotur bëjmë përpjekjeje ta gjejmë (anti amerikanin). Me bark të uritur e me k..r në dorë hypim në autobus drejtë perëndimit për të gjetur punë, edhe gjatë rrugës për në autobus mundohemi ta gjejmë (tradhtarin) e kombit.

Edhe pas 21 viteve gjatë fushatave zgjedhore nëpër Oda brohorisim rroftë UÇK-ja, nën krismën e alltive! Në Oda tamam të burrave si të ishim pakistanez e afganistanas. Kushëriri e bashkëfshatari folklorist i këndon këngë komandantit në Oda i cili në fillim nuk beson që është ai që i këndohet në këngë, po më vonë i beson folkloristeve dhe i dukët vetja si ai që i këndohet!

Prandaj nuk është çuditëse ajo deklarata e Fatmirë Limajt pak para fushatës së vitit të kaluar te gazetari Adriatik Kelmendi në “Rubikon” kur Adriatiku e pyet Limajn se ju s’keni asnjë dilemë se do ta kaloni pragun? Fatmiri me habi dhe i dëlirur nga këngët folklorike i përgjigjet: Cilin prag? Ne jem tu shku me fitu o vlla. Për cilin prag je tu fol ti!!!

Partitë politike që për kryetarë partie i kan ish komandantët UÇK-së, tërë kohën deklamojnë gjatë fushatave se partia e tyre ka zanafillën nga UÇK-ja! Sikur të mbahej një sesion historik mbi partin, mbase të diskutohet zanafilla e partisë do të ishte shumë normale! Po, kjo nuk është normale kur keqpërdorët UÇK-ja si mjet për të fituar vota nga komandantët përfitues e zhvatës të cilët pasi kanë zaptuar toka dhe pasuri më tepër dukën si çifligar anadollak se sa politikan të kohës.

Edhe pas 21 vjetëve në fushata ende flasim për (frymën) e Ibrahim Rugovës! Fryma e shpirti më tepër kanë konotacion religjioz e shpirtërore se sa konkret e shkencorë. Frymë e shpirt njeriu besimtarë mund ti atribuoj e çfarë dëshiron profetit a totemit - si disa që i japin atribute profetike Ibrahim Rugovës gjatë fushatave. Faktikisht, këta politikan më shumë iu ngjasojnë atyre sektarëve religjiozë se sa politikanëve të cilët për përfitime personale trillojnë toteme e profet jo që besojnë në ta, por për interesa personale e materiale krijojnë kulte për të mashtruar njeriun.

Që mos të keqkuptohem nga lexuesi! Si I. Rugova dhe UÇK-ja në kohë dhe hapësirë i kanë meritat e veta të pa kontestueshme historike. Ibrahim Rugova si lider ishte një paratus person i pajisur nga populli, dhe i preferuar nga ndërkombëtarët. Për dallim të Rugovës, UCK-ja në fillët e saja ishte një aliquis pa përkrahjeje të madhe nga brenda e sidomos nga ndërkombëtarët. Kam vu re që gjatë fushatave disa politikan, I. Rugovën kan dëshirë ta paraqesin si Komandant të përgjithshëm të UCK-së!? Nuk është e vërtet I. Rugova më tepër kishte një relacion ( bazuar në deklaratat e I. Rugovës) amica fretis më UCK-në , e jo që e bënin tandemin siç mendojnë disa.

Ideja se njeriu, personaliteti është i patejkalueshëm ngulfat ardhmërinë, perspektivën. Vetëm në sistemet diktatoriale, diktatorët i konsideroheshin si të pa tej kalueshëm! Bie fjala në ish Jugosllavi ishte prezentë parulla “Edhe pas Titos, Tito”.

Unë, asnjëherë nuk kam dëgjuar që politikanët konservatorë anglez të thonë: Ne do e vazhdojmë rrugën, apo frymën e Winston Churchillit. Faktikisht, anglezet duke mos e bë kult figurën, personalitetin e Churchillit krijuan politikan të njohur si Margaret Thacher e Tony Blair.

Asnjëherë nuk kemi dëgjuar amerikanet, gjegjësisht politikanët republikanë të thonë: Ne do e ndjekim rrugën apo frymën e Abraham Lincoln. ( 1809 – 1865) Duke mos e bë kult personalitetin e Lincolnit, USA krijoj President si Ronald Reagani që është i rëndësishëm në historinë e USA-s po aq sa edhe Linkolni.

Ose, asnjëherë nuk i kam dëgjuar politikanët demokrat gjatë fushatave se ne do e vazhdojmë rrugën apo frymën e Franklin D. Roosveltit. Duke mos ndërtuar kultin e personalitetit të përsosur e të patejkalueshëm demokratët i dhuruan Amerikës politikan, President po aq të rëndësishëm sa edhe Roosvelti, si John F. Kenedy e Bill Clinton. As, Obama nuk e tha: se do e vazhdoj rrugën, “frymën” Clintonit. Madje as nënkryetari i Obames, Joe Baiden tash kryetarë i zgjedhur i USA-s, gjatë fushatave fare nuk e përmendi “frymën” apo rrugën e Obames – siç e përmendin politikanët tonë Rugovën!

Çuditëm si bre politikanët pro amerikanë nuk mësuan nga demokratët amerikan se kulti i autoritetit është i dëmshëm – po në fakt i imitojnë rusët si në kohën e Stalinit.

Filozofja suedeze Sissela Bok thekson: Njeriu nuk ka nevojë për ndonjë justifikim për të thënë të vërtetën, por i duhet një shkak për të gënjyer.

Shkaku që disa politikan të LDK-së, gënjejnë duke e kultivuar marrëzisht kultin e Rugovës si lider të patejkalueshëm qëndron te paaftësia e tyre politike për ti dërguar proceset politike aktuale përpara e sidomos dëshira për të zhvatur shtetin e përdorin “rugovizmin” si mjet, mburojë për të qeverisur!

E njëjta mënyrë kulti i epopesë manifestohet ende gjatë fushatave zgjedhore edhe te disa ish politikan e komandant të cilët reklamojnë UÇK-ën si vlerë dhe qëllim, edhe pse lufta ka përfunduar që 21 vite.

Gojën plot UÇK-ë e ka edhe Sami Lushtaku i cili pasi ka uzurpuar toka duke e keqpërdorur luftën dhe vlerat e UÇK-ës, më shumë i përngjan një Kani mongol të shekullit XII se sa një politikani modern.

Familja Haradinaj janë të njohur për kontributin, sakrificën që kanë treguar gjatë luftës kundër okupatorit serb. Haradinajt për kontribut luftarak dhe flijim për çlirimin e Kosovës nga Serbia, krahasohen me familjen e Jasharajve. Mirëpo, as vëllezërit Haradinaj nuk i shpëtuan tundimit! Edhe ata uzurpuan toka të Kosovës.

Në intervistën e fundit të Jeta Xhara, Daut Haradinaj thekson: Tokat që i kemi për momentin në pronësi tonë janë toka të Haradinajve dhe fshatarëve të Gllogjanit, të cilat u kishte uzurpuar shteti Serb. Tokat do u kthejmë kushërive dhe fshatarëve të cilat u kanë takuar.

Daut Haradinaj me ketë deklaratë sjellët si një pasha ”filantrop” Osman, e jo si një politikan i kohës. Shteti modernë më anë të ligjit është ndërmjetësuesi më i drejtë se çka i takon apo nuk i takon qytetarit, e jo individi, siç pretendon Dauti!

Në fillim, deri me 2005, po ja po e shtym deri në 2010 deklaratave të politikanëve që kanë qeverisur që 20 vjet u kemi besuar! Po që nga 2010-ta, gënjeshtrat e politikanëve i kemi përbir me shpresë se ata do përmirësohen! Nuk u përmirësuan! Madje, politikanët që qeverisën që 20 vjet theksojnë se: Mos e mohoni se nuk kemi bërë punë, e kemi ndërtuar Kosovën! Gjithnjë, ndërtimin e Kosovës e krahasojnë kur Kosova ishte e okupuar nga Serbia dhe pas çlirimit nga Serbia. Të njëjtin krahasim e thoshte edhe Enver Hoxha për Shqipërinë. Po, si para lufte dhe pas lufte Shqiperia ishte vendi më i pa zhvilluar në Evropë si tani Kosova.

Politikanët, qeveribërësit tonë janë njerëzit më të pasur, tepër më të pasur se shteti të cilin e kanë “ndërtuar”. Qytetari është lodhur duke dëgjuar se çka thoni, qytetari moti ju ka kuptuar se si veproni, ju veproni të kundërtën e asaj çka premtoni – për këtë shkak do të votoj ndryshe.

PS

Krahasimet që i përdora duke i marrë si shembuj SHBA-në dhe Anglinë e bëra me qëllim pasi që këto shtete janë shembuj të demokracisë dhe të njohur për çdo lexues. Këto dy shtete janë shembuj për mos kultivimin e kultit dhe autoritetit. Përndryshe, për mos kultivimin e kultit dhe autoritetit kam mund të marrë shembuj sidomos nga shtetet Skandinave, Sllovenia, pse jo edhe nga Kroacia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat