Kosova po del nga qorrsokaku!

Opinione

Kosova po del nga qorrsokaku!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 13:25
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Më 14 shkurt do të triumfojë filozofia e re politike, në kuptimin e gjerë të fjalës kjo situatë e deriatshme duhet të ndryshohet këtë të diele kur pritet të triumfojnë bindshëm forcat përparimtare të Kurtit dhe Osmanit, para forcave reakcionare të cilat ishin shumë gjatë në pushtet, dhe shumë gjatë punuan keq për shtet dhe qytetarë .

Krejt duhet të punohet shumë më ndryshe, nëse dëshirojmë të rreshtohemi me shtete të civilizuara të Evropës dhe të botës.Edhe roli i medieve duhet të pershtatet me proceset demokratike dhe proceset tjera zhvillimore.

Pushtet demokratik dhe pushtet për popull do të kemi pas këtyre zgjedhjeve të 14 shkurtit. Do të kemi ndryshim pushteti, me njerëz të ri, me njerëz përparimtar dhe profesional. Filozofia e tyre politike është krejt tjetër, shumë më e mirë dhe më produktive .Do të kemi zhvillim shumë më intenziv të instrumenteve të të menduarit kritik konform rrethanave të krijuara shoqërore politike.

Ndryshimet do të sjellin jetë më të mirë për të gjitha kategoritë shoqërore. Përfundimisht, Kosova do të dalë nga qorsokaku i katandisur që gadi 22 vite. Përfundimishtë është mirë që po fillon një epokë re. Nuk guxojmë më të vonohemi, sikur nuk guxojmë të gabojmë duke i votuar ata që anijen e quajtur- Kosovë i dhanë në kahun e gabuar….Votoni masovikisht për LVV-në dhe Albin Kurtin, e për Listën Qytetare të Vjosa Osmanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat