Valdetja në rolin e Kasandrës, me skenar të Hashim Thaçit

Opinione

Valdetja në rolin e Kasandrës, me skenar të Hashim Thaçit

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 12 shkurt 2021 Në ora: 14:21
Valdete Daka dhe Hashim Thaçi

S’kaj faj Valdetja që shteti i duket serial, sigurisht pasionet e saja për seriale i bartë edhe në punë. Mirë që shikon seriale, por ka nisur t’i duket vetja si Kasandra. Nga pamja dallojën shumë, edhe pse Valadetës i duket vetmja “cigane moderne”.

Për ata lexues që nuk e kujtojnë kush ishte Kasandra, të kujtojmë se Kassandra (1991-1992) ishte një telenovele venezuelase, shkruar nga Delia Fiallo dhe të drejtuara nga D'Angelo Grazie dhe Olegario Barrera, që përfshin një cigane që martohen në një familje të pasur.

Ajo nuk e di se megjithatë, ajo është e mbesa e njeriut të pasur në shtëpi. Burri i saj është vrarë në natën e dasmës se saj, dhe ajo fajësohet për vrasjen.

Ajo pati 150 seri, dhe është një sukses i madh i Venezuelës, por shumë e njohur edhe në Rumani, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Rusi, Siri, Indonezia, Itali dhe vende të tjera. Hyri në libër Guinness për shikueshmërinë në 128 shtete.

Telenovela u transmetua edhe në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Ishte një serial shumë i dashur për publikun shqiptar, aq sa Valdetës akoma i ka ngelur në mendje.

Valdetës i ka hy vetja shumë në qejf, aq sa mendon se “Jemi mësuar që gjithçka që ka të bëjë në Kosovë, Valdete Daka është aty” foli kështu pa modesti Valdetja. Por, jo, oj zonjë, ti je vetëm nëj kukull dhe kurgja më shumë. Edhe pse të duket vetja e fuqishme, sikurse u shpreh “Faleminderit që më keni bërë kaq të fuqishme. Sipas juve, unë jam personi që e kontrolloj krejt, faleminderit, shumë jam e lumtur që jam kaq e fuqishme”.

Duket se Valdetja harron se është vetëm një lodër në lojën e madhe të PDK-së, konkretisht të Hashimit, që i shërbën interesave të tyre. Realisht Kasandra dhe Valdetja kanë një gjë të përbashkët: të dyja janë aktore. Kasandra një aktore që me rol romantik, Valdetja me atë tragjik për Kosovën. Me skenarist Hashim Thaçin, Valdetja, mbase do të dëshironte një rol tjetër, por ky është skenari që i ka shkruar “skenarisit”.

Skenari është kaq i thjeshtë ”mbroje me çdo kusht interesat e klanit “Pronto”, rol të cilin po vazhdon ta bëj shumë mirë. Mirë që akoma nuk e di Valdetja në cilin episode është, sigurisht “i ka skaduar kontrata” për episodet e saja. Skenaristit në “serialin Valdetja” nuk i ka dalur sipas parshikimeve koha e zhvillimit, andaj duket se aktorja kryesore ka mbetur pa tekst.

Pritet që shumë shpejt Valdetës t’i vij teskti i shkruar nga skenaristi për të mbrojtur me të gjitha mënyrat “klanin “ Pronto” që të mbetet në pushtet, dhe shteti të mbetet i kapur”. Seriali Valdete, pritet të vazhdoj me episodat e reja, me përundimin e pritur: përsonazhi negativ, gjithmonë e pëson në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat