Skenari i keq kushtetues për Kosovën

Opinione

Skenari i keq kushtetues për Kosovën

Bekim Rexhepi Nga Bekim Rexhepi Më 20 shkurt 2021 Në ora: 21:46
Gjykata Kushtetuese

Nëse pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021, nuk ofrohet zgjedhje pozitive për rikonfigurimin e institucioneve shtetërore Parlamenti, Qeveria, Presidenti/ja nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese, atëherë vendi pashmangshëm se futet në një gjendje kaosi politik.

Kaosi politik vjen kur legjitimiteti i votës së lirë dhe vullneti i qytetarëve në zgjedhje do të përballet me të kundërtën me jo votën legjitime të qytetarëve jo shumicë dhe që përmes individëve të mbetur në strukturat e shtetit të kapur, siç janë në Gjykatë Kushtetuese dhe në KQZ, do të promovojë më gjasa një “puq kushtetues” që ta ndalin dhe ta deformojnë këtë votë të lirë, këtë vullnet politik të qytetarëve të dalë nga 14 Shkurti i këti viti.

Ky provokim nuk mund të jetë një luks kushtetues i njerëzve të mbetur nga pushteti i kapur, për të vetmin qëllim që të mos mund të krijohen parakushtet normale nga pushteti i paligjshëm në një pushtet të ligjshëm që doli nga vota dhe vullneti i qytetarëve.

Provokimi mund ti kushtoi mjaftë shumë vendit, nëse ndodh një “puq kushtetues” ku gjendja më pastaj mund të degradoi sepse pashmangshëm vije edhe një grusht popullor që mbërthehet me revoltë e trazira në përmasa në gjithë vendin.

Ambasadat e G8-shës dhe FSK-ja duhet të jenë gati, nëse vazhdon të provokohet gjendja me një skenar të keq kushtetues.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat