Jo veç Isa, komplet kryesia e LDK-së është fajtore

Opinione

Jo veç Isa, komplet kryesia e LDK-së është fajtore

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 21 shkurt 2021 Në ora: 16:28
Lidhja Demokratike e Kosovës

Isa dha dorëheqje, disa e kanë pritur e disa edhe jo, megjithëse rezultati katastrofik nuk i linte asnjë hapësirë për manovra. Tanimë që Isa ka dhënë dorëheqje, edhe kryesia e saj është në dorëheqje, LDK ndodhet në mes një udhëkryqi jetësor: të merr drejtimin e ndryshimeve të mëdha, apo arnimeve kozmetike.

Po të kthehemi në retrospektivë , do të shohim se debakli i pësuar me 14 shkurt nga LDK ishte shpërthimi i kupës së mbushur me zhgënjim, dëshpërim nga votuesit tradicional të saj, e të cilët nuk kishin rrugë tjetër përveç me zemër të thyer të votonin VV, për ta ndëshkuar LDK-në. Degradimi i LDK-së ka ndodhur që nga viti 2014, koalicioni me PDK-në, pastaj bërja e Thaçit president, prishja e koalicionit me VV-në në mes të pandemisë, të gjitha këto të përcjella me arrogancën ndaj qytetarëve, konkretisht votueseve të LDK-së. Në demokraci nuk guxon të jesh arrogant, ose edhe guxon por pastaj të largojnë.

Në komunizëm është tjetër gjë, i ke mekanizmat, i ke frerët në dorë, edhe të jesh arrogant s'ka kush të të largojë, mirëpo në demokraci është tjetër gjë: edhe pastruesi më i zakonshëm të largon nga pushteti, vota është viza që ose të jep qytetari ose jo. Injorimi i qytetarëve nga krerët e LDK, ka qenë sistematik, duke prodhuar dëshpërim të thellë, e i cili kulmoi me 14 shkurt. Isa, sado që kemi mundur mos të pajtohemi me të, nuk mund ta akuzohet si i vetmi njeri që ka sjellë gjendjen aktuale në LDK, bashkë me të janë edhe një sërë funksionarësh të lartë, të cilët e mbronin me të gjitha mënyrat kreun e partisë.

Janë po të njëjtit njerëz që nuk bënin asgjë për të shpëtuar anijen që po fundosej, me mediat që shkruanin vazhdimisht, mirëpo dhe një pjesë e anëtarëve të LDK-së, e të cilët më vonë u përjashtuan nga partia. Po të njëjtit njerëz, që dikur mbronin Isën dhe veprimet e tija, tani dalin me të zëshëm kundër kastës të vjetër, duke akuzuar Isën për gjendjen ku e ka sjellë LDK. Këta tregohen hipokritë të mëdhenj, dikur mbështesin të njëjtin njeri dhe tani akuzojnë për të njëjtin veprim, Isa së paku nuk po i ndryshon qëndrimet në këtë pikë.

Lumiri, Naseri dhe disa të tjerë që kurrë nuk e kanë ngritur zërin për fundosjen e pashmangshme të partisë, që ka nisur që nga 2014, tani shfaqen gjoja reformator, duke kërkuar reforma, të cilat nuk i kanë kërkuar më herët. Këta janë servilë, në stilin e kameleonit i përshtatën çdo situate, e të tillët nuk i duhen LDK-së, pasi janë bashkëfajtorë për gjendjen ku ndodhet sot partia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat