Demokracia (vetëm) si fjalë

Opinione

Demokracia (vetëm) si fjalë

Nga: Skender Karaqica Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 17:32
Skender Karaqica

Në qeverinë aktuale në Mal të Zi,ka zënë vend në krye të radhës,Driton Abazoviq(shqiptar nga Ulqini),i cili përmes partisë së tij ,,Bardh e Zi,,kogja provokative për kohën,bëri të mundur që ky djalë i ri ulqinak të bëhet njeriu numër 2.në qeverinë serbe Krivokapiq(sic!).

Është për të ardhur keq se si ulqinaku Driton Abazoviq bashkë me kabintatin e tij(nën hije serbe)nuk e urojnë ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kjo nuk është e quditshme  për shqiptarët në Kosovë,ndonëse në shekullin e kaluar shteti malazez bashkë me Serbinë,përmes Dekretligjit(1914-1941)me kolonistët e tyre uzorpojnë me dhunë me qindra hektarë të tokës së shqiptarëve (Dukagjin).

Pse gjihtë ky presion në komunën me shumicë shqiptare të Tuzit,kur qarqe të caktuara të shtetit malazezë iu versulën bizneseve për mbylljen për shkak të pandemisë,ndonëse një aksion të këtij lloji nuk e kanë ndërmarrë në komunat tjera në këtij shteti për të ,,mbojtur qytetarët,,nga pandemia Covid-19(!).

Driton Abazoviq shpejt mbeti nën hijen e qeverisë së Malit të Zi e krijuar nga qarqet serbe dhe në frymën ruse,kur e kur nuk guxon as të përmend shtetin e Kosovës dhe,duke lënë nën hije protokollin ,,qeveritar,,për të uruar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës!

Driton Abazi,jeni shqiptar dhe ulqinak,mos hezitoni nën hijen qeveritare me frymë serbe në Podgoricë,ku edhe ti je bërë krushk i orëve politike antishqiptare e njohur në kronikat e historisë dhe të Kosovës,ku edhe shteti malazez hapi shumë varre për shqiptarët dhe orët e kolonizimit të tokave të bukës për kolonistët malazezë në Dukagjin...!

Driton i Ulqinit,jeni shqiptar,mos hezitoni dhe mos e mbaj kokën nën tovoilinën e (p)ushtetit që e keni marrë përmes partisë tuaj,,Bardh e Zi,,ndonëse vetë jeta shqiptare në këto hapësira tash e dy shekuj ishte zi dhe vetëm zi,pa asnjë ditë të bardhë...(!).

Driton Abazi,mos e harroni shtetin e Kosovës...!

Çikago,shkurt të motit 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat