Edi Rama dhe mandati të tretë për “myshteritë”!

Opinione

Edi Rama dhe mandati të tretë për “myshteritë”!

Qamil Gjyrezi Nga Qamil Gjyrezi Më 27 shkurt 2021 Në ora: 09:03
Edi Rama

Kryeministri në ikje Edi Rama kërkon një mandat të tretë, për të përfunduar punët e mbetura gjatë qeverisjes së tij mashtruese dhe aferat me "myshteritë", klientët e Rilindjes!

Në 8 vite Edi Rama ka bërë punë publike “shkel shko”, duke e lënë Shqipërinë vend-numëro me kllounata dhe 16 fishuar pasuritë e tij personale. Media e huaja amerikane e rendisin Rilindjen si qeverisjen më të të dështuar në botë. Sikur ky model qeverisje të bëhej psh në Ukrainë, Edi Rama  dhe kllounët e tij, do të përfundonin në “kazanët e plehrave”.

Kërkesa për mandat të tretë, tingëllon cinike dhe shumë qesharake. Kërkesa për mandat të tretë, duket sikur vjen nga një drejtor i ish-NSHN-ve, të kohës së komunizmit që i’u kërkonte drejtuesve të Komitetit të Partisë në rrethe, që ta lejonin edhe pak kohë psh, për të përfunduar pasojat e tërmetit të vitit 1979!?

Në kohën e diktaturës fatkeqe, kishte kontroll të rreptë të financave publike dhe nuk “guxonte” njeri të abuzonte me paratë se i priste "burgu i Partisë"!

Kurse në 8 vitet e Rilindjes, është abuzuar shumë me paratë publike, sipas institucioneve të kontrollit të shtetit. Edi Rama i ka mbytur shqiptarët në borxhe publike dhe  kërkon mandat te tretë, t’i mbylli vetë hesapet me "myshterinjtë" e tij.

"Sa per kujtesë, më 15 prill 1979 ra një tërmet shumë i fortë me magnitudë 7.25 sipas shkallës Rihter me epiqendër në detin Adriatik. Është ndër tërmetet më të fortë të regjistruar në këtë shekull në territorin e Ballkanit. Në territorin e vendit tonë, në bregun e lumit Buna intensiteti i tërmetit ka qenë rreth 8 ballë".

Kërkesa për ti dhënë një mandat të tretë Edi Ramës mbas 8 vitesh të këqija është shumë provokuese për të gjithë shqiptarët.

Edi Rama as filloi as përfundoi punë publike që do t'i shërbejnë thellësisht, së ardhmes së njerëzve, komunitetit për siguri dhe nevojë.

Në realitet Edi Rama filloi dhe përfundoi disa punë publike, që mund të jenë një lloj "luksi", për një vend të varfër që kushtuan me miliona EU dhe paratë përfunduan në “xhepat” e koncensionarëve, myshterive të Edi Ramës.

Punët publike nuk bëhen në këtë formë nga një qeveri serioze. Pasojat e situatave të jashtëzakonshme, tërmetet nuk menaxhohen në këtë farë forme, nga një kryeministër serioz dhe qeveri serioze!?

Edhe në vendet e zhvilluara që kanë ekonomi të fortë si p.sh. në Gjermania, ku kontrollohet çdo qindarkë, punët publike drejtohen nga kompanitë private me supervizion shumë serioz dhe profesional. Qeveria qendrore dhe Kancelarja, ka ministrat që drejtojnë punët publike dhe vota kërkohet për përmirësimin e jetës së qytetarëve gjermanë dhe jo për të përfunduar punë dhe afera.

Shqiptarët janë mësuar në këta 8 vite me gënjeshtrat elektorale dhe këtë mënyrë komunikimi të Edi Ramës, dhe nuk mendoj se do të mashtrohen më datën 25 Prill 2021!

Kjo qeveri që nuk është asgjë më shumë se një Cirk, me prestigjatorë dhe klounë ministrat dhe Edi Ramën mbas 25 Prillit 2021 e kanë vendin në dyert e SPAK-ut! Drejtësia e pavarur duhet të fillojë hetimet sistematike për punët “shkel e shko” të lëna përgjysmë të Edi Ramës dhe veglave të tij!

Vetëm një qeveri serioze e “Koalicionit të madh” me kryeministër Lulzim Bashën, do të përfundojë me cilësi punët publike të lëna përgjysmë dhe do të përmirësojë thellësisht jetën e qytetarëve të thjeshtë shqiptarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat