Albin, zgjedh e merr, ose merr e mos zgjedh

Opinione

Albin, zgjedh e merr, ose merr e mos zgjedh

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 28 shkurt 2021 Në ora: 15:18
Albin Kurti

Sikur kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, ka rënë në mes dy luanëve të fortë, sikur që është Tuqia në krye me Recep Tayyip Erdogan dhe Izraleli në krye me Benyamin Netanyahu, nga të cilët Kosova është pranuar si shtet i pavarur, por ajo që qëndron në thëmel të marrëdhënieve në mes këtyre dy vendeve janë politikat e kundërta, dhe tani si do të tregohet imazhi i politikës së vendit tonë për të qëndruar në një pozicion neutral, duke ruajtur marrëdhëniet e mira me të dyja palët.

Nga këto rretha lindin shumë botkuptime dhe përceptime, por në një gjendje sikur është Kosova, e ka të vështirë pozicionin e saj për të marrë vendime krye në vete, pa u konsulltuar dhe këshilluar me SHBA-të, por edhe me BE-në, megjithatë këtu mund të thuhen shumë fjalë gjatë rrjedhës së historisë, por politikat e Kosovës në raste të tilla, do duhej të jenë shumë të përmbajtura.

Kosova ka nevojë për njohje të reja edhe nga disa vende brenda Evropës dhe jashta saj, të cilat nuk e kanë njohur deri më tani, e cila do ta fuqizonte edhe rrolin e saj në pozitën e anëtarit të plotë në bashkësinë ndërkombëtare, duke sjellë edhe shumë përfitime tjera me investime nga jashta dhe shkëmbime tregëtare.

Kosova në planin e vet diplomatik është e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ato ndërfqinjësore, sidomos me Serbinë, duke synuar deri te një finalizim i mundshëm dhe njohjen e ndërsjellë, që të mundësohet ndërtimi i paqës në këtë rajon por edhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes këtyre dy vendeve.

Dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes Kosovës dhe Izraelit, do të ishte një etapë e re historike, e cila u arritë përmes politikës dhe diplomacisë të SHBA-ve, por edhe populli shqiptar e ka pothuaj të përbashkët historinë e vet me popullin izraelit, të cilët kanë kaluar holokaustin e njëjtë famëkeq, deri te zhdukja e ekzistencës së tyre si njerëz dhe si shtete.

Në marrëveshjen e realizuar në Shtëpinë e Bardhë, me 4 shtator 2020, në mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën e udhëheqi kryetari Donald Trump, për të normalizuar marrëdhëniet në mes këtyre dy vendeve, ndër të tjera kemi disa pika shumë të rëndësishme sikur janë:

-Kosova do duhej ti bashkohet «zonës së Minischengenit» të cilin e ka projektuar vetë Serbia, në krye me Vuçiqin, e cili në fillim të këtij projekti nuk e ka përfshi Kosovën, por gradualisht përmes laberinthave të tij për të vënë në lëvizje një projekt të tillë, e paraqet edhe Kosovën në këtë «shablon», për të realizuar çëllimin e tij dinak.

-Liqeni i Ujmanit të shfrytëzohet nga të dyja palët, që do të ishte një arritje e diskutueshme, kur dihet se 90% të këtij liqeni i takon Kosovës, dhe vetë fakti tregon se një ide e tillë, në të ardhmën do trajtohet me reagime dhe mospajtime të ndërsjella në mes dy palëve.

-Të përshpejtohet angazhimi dhe përpjekja e identifikimit për përsonat e zhdukur gjatë luftës së fundit, që do të ishte një ndër temat më te ndieshme dhe më të prekshme të popullatës shqiptare, e cila çështje është neglizhuar, sidomos te pala serbe, të cilët gjithëherë janë munduar të mos zbulohen për shkakun e asaj që të humbën gjurmat e këtij krimi serb ndaj këtij populli.

-Serbia të zhvendos ambasadën e vet nga Tel Avivi në Jerusalem, që do të ishte një spekulim i saj, sepse Serbia do ta shfrytëzonte këtë momentum ndaj Kosovës, kur dihet se ky vend i ka raportet e mira posaqërisht me vendet arabe dhe muslimane.

- Dhe Kosova të përmbahet ndaj marrëveshjes, e cila brenda një viti të mos kërkojë anëtarësimin e saj në asnjë organizatë ndërkombëtare, e cila e ka domethënjën më hipokrite që nënkupton se ky vend të përkufizohet dhe të izolohet brenda përbrenda vetës, që të pamundësohet zhvillimi dhe inkuadrimi i saj me vendet tjera të botës.

-Pastaj, Serbia të ndërprejë fushatën e saj në çnjohjet e Kosovës, e cila ka bërë investime dhe favore të mëdha për të arritur në disa vende të botës, që të tërheqin njohjet e tyre ndaj Kosovës, dhe se veprimi i saj vazhdon akoma përmes një hallke dhe zingjiri të ndërtuar nga kuzhina kundërmuse e politikave të Beogradit, me udhëheqjen e A.Vuçiqit dhe Daçiqit.

Dhe ajo që do ishte një ndër pikat kulminante të kësaj marrëveshje në Washington, do të ishte edhe zotimi i Kosovës, që të hapë misionin e vet diplomatik në Jeruzalem, me çrast ka nxitur shumë reagime nga vendet e ndryshme të botës, sidomos propozimi i vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, e cila do ti kushtonte vendit tonë në marrëdhëniet diplomatike edhe me Turqinë, por edhe me shtetët tjera arabe.

Kosova do duhej edhe me BE-në, të bëjë një zgjedhje dhe kompromis mirëkuptimi, sepse duhet ditur se parakusht i përfaqësimit të saj në diplomacinë ndërkombëtare veprimet e saj kalojnë përmes një hallke që lidhet ngushtë me marrëdhëniet dhe politikat që prodhon diplomacia evropiane, e cila në këtë rast ka reaguar drejtpërdrejtë dhe tërthorazi lidhur me vendosjen e ambasadës në Jeruzalem.

Prandaj, Albin Kurti, si një kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, do të përballët me shumë sfida të rëndësishme që janë grumbulluar para qeverisë së tij, ende pa e marrë mandatin, dhe kjo e fundit, për të vendosë ambasadën në Jeruzalem, apo në Tel Aviv, do të jetë një sfidë shumë serioze, që do ti nënshtrohet një logjike, matematike dhe diplomacie shumë të komplikuar, por me besimin, që Kosova të mos e humb peshën e saj në marrëdhëniet e mira me gjitha vendet e botës.

Albin, zgjedh e merr, ose merr e mos zgjedh, janë këto gjëra që të kanë rënë «hyse» në qeverinë tënde të ardhshme, si rrjedhojë e gjithë asaj që janë gjëra të prekshme dhe të shënjta që mbetën në përkujdesjen dhe përpjekjen e qeverisë së re, që buron dhe funksionon nga zotërimi i juaj, me energjitë e forcave të përbashkëta edhe të zonjës presidente Vjosa Osmani, për t’ua plotësuar qëllimet që u aka përcaktuar vullneti dhe besimi i popullit, për të drejtuar shtetin e Kosovës në binarët e veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat