Ftesa dhe Ambasada

Opinione

Ftesa dhe Ambasada

Nga: Prof. Dr. Zija Lleshi Më: 2 mars 2021 Në ora: 15:00
Prof. Dr. Zija Lleshi

Kosova dhe Izraeli tani i kanë formalizuar krijimin e marrëdhënjeve diplomatike dhe kanë vendosur shkëmbimin e ambasadave. Ftesa tani edhe ka adhur nga Kryeministri Netanyahu. Në ftesën, gjithësesi të mirseardhur, Kryeministri Netanyahu nga ana e vetë thot se e mirëpret Kryeministrin në ardhje të Kosovës, Albin Kurtin, me rastin e inagurimit të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Palestinezët nga ana e tyre e kundërshojn lokacionin dhe vendosjen e Ambasadës Kosovës në Jerusalem, qytet të cilin palestinezët e konsiderojn si çështje të pa zgjidhur dhe të cilin për kryeqytet e kërkojnë Izraeli dhe palestinezët. Por arsyet e udhëtimit të Kryeministrit në ardhëje, Albin Kurtit, janë të shumëta. Përpos shumë momenteve tjera, më tepër se të mjaftueshme, kësaj atmosfere i ka kontribuar dhe këtë udhëtim e ka sqaruar fuqishëm edhe apeli shantazhues i Vuqiqit para disa dite duke kërkuar botërisht e paturpësisht nga Izraeli shkeljën e Ligjeve Ndërkombëtare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut:“ Mohojeni njohjen e Kosovës, ne do ta hapim menjëherë Ambasadën tonë në Jerusalem”. Udhëtimi dhe drejtimi është paracaktuar edhe nga vetë palestinezët në fushatën e tyre kundër pavarësisë së Kosovës kurdo që zyrtarët e lartë palestinez vinin në Beograd, me qellim që në dëm të shqiptarëve të fitojnë simpatinë e Serbisë. Udhëtimi dhe drejtimi pra është sypozuar. Ka munguar vetëm edhe ftesa. Serbia edhe këtu, armiqësore dhe antishqiptare si gjithmonë, në mënyrë perfide e djallzore përpiqet në këtë rast që të mohohet apo të pengohet shtetësia e Kosovës duke manipuluar këtu me të dy palet: palestinezëve duke iu ofruar favore (hapja e Ambasades Palestineze në Beograd), kurse Izraelin duke e shantazhuar. Njërit favore, tjetrit shantazhë.

Deklarata e ish Ministrit Konjufca për rishqyrtimit të vendimit për çështjen e lokacionit të Ambasadës Kosovës ne Izrael është keqinterpretuar dhe qellimisht keqpërdorur. Ajo deklaratë nuk i referohet të sotmes, siç përpiqen kundërshtarët e tij dhe të Kosovës ta interpretojnë atë deklaratë, por i referohet një të ardhmes hipotetike, nëse Kosova eventualisht kushtëzohet nga BE për antarësim aty. Rishqyrtimi në rast”eventualiteti” nuk nënkupton paraprakisht kurrfarë dilema apo hezitime, e as revidime apo paraprakisht anulim ose korrigjim vendimi. Ajo deklaratë, më shumë se çdo gjë tjetër, nënkupton se nevojiten argumente shtesë dhe akoma më bindëse ndaj BE rreth lokacionit të Ambasadës, për shkak edhe të disa shteteve antare të BE që janë miq të ngushtë të Serbisë, me qellim që ata të detyrohen të heqin dorë nga iracionaliteti dhe ta kuptojnë realitetin dhe pozicionin specifik të Kosovës, si dhe nënkupton nevojën për zgjerim dhe koordinim të qendrimeve bilaterale nga Kosovë-USA në trekëndshin Kosovë-USA-BE. Kosova ka besim të pakufishëm dhe të pa lëkundër në USA dhe mbetët besnike e përherëshme këtij besimi. Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj USA për krijimin, qenjën dhe vetë egzistencën e mëtutjeshme të shtetit të pavarur të Kosovës. Marrëdhënjet e Kosovës me USA janë unike. Të pakrahasueshme me asnjë shtet tjetër. Kjo është arsyeja që Kosova mbetët besnike në rrugën që e miraton me USA. Ndaj asaj rruge Kosova nuk largohet as me forcë.

Pozicioni i Kosovës sot është specifik rreth ambasadës dhe krejtësisht i ndryshëm nga pozita dhe rrethanat kur shtetet antare të BE në kohën e tyre dikur, dhe rrethanat e atëherëshme, janë ndërtuar si shtete dhe kur më vonë i kanë shkëmbyer ambasadat me Izraelin. Sot janë tjera rrethana botërore. Nga ana tjetër Kosovën dhe Izraelin në shtetformimin e tyre i karakterizojn shumë elemete tjera të përbashkëta. Kombi shqiptar dhe kombi hebrenj kanë përjetuar gjenocide të tmerrshme: hebrenjët nga nacifashizmi gjerman gjatë luftës dytë botrore në përpjekjen e nacifashizmit për shfarosjen e kombit hebrenj (Holokausti), kurse shqiptarët nga nacionalfashizmi serb sistematik me qellime ekspanzioniste e kolonialiste, që nga lufta e parë ballkanike e këndej. Këto përjetime të tmerrshme kombëtare i kanë miqësuar përjetësisht shqiptarët dhe hebrenjët nga e cila miqësi shqiptarët ndiejn edhe obligime të veçanta. Kjo miqësi është e dëshmuar, e fortë dhe e patundur si dhe daton që nga lufta e dytë botrore kur shqiptarët i strehonin në shtëpitë e veta hebrenjët e pafajshëm dhe i mëshefnin nga nacifashistët gjerman duke e rrezikuar edhe jetën e vetë. Ishte kjo koha kur Qeveria e Serbisë me përkushtimin më të madh i grumbullonin hebrenjët dhe i dërgonin kah Hungaria në kampet vrastare të përqëndrimit.

Emiratet e Bashkuara Arabe (gusht 2013 ) dhe Bahreini (shtator 2020) i kanë normalizuar marrëdhëniet me Izraelin. Shteti i Izraelit ka egzistuar që nga lashtësia (“Mbretnia Izraelit”) dhe i ka të përshkruar saktësisht kufijët e vetë në Biblen hebreje (Testamenti i vjetër). Konformë me sjelljen e këtyre dy shteteve arabe, si shembull që u jipet edhe shteteve tjera arabe për normalizimin e marrëdhënjeve me Izraelin, dhe në harmoni me logjikën elementare që, kurdoqoftë dhe për çfarëdo zgjidhje për të cilën do të merren vesh palestinezët dhe shteti i Izraelit hebrenjët gjithësesi do ta kenë hisen e vetë në Jerusalem, vendosja e Ambasadës Kosovës në Jerusalem nuk është kundër interesave të palestinezëve dhe nuk bie ndesh me asnjë normë ndërkombëtare, por kjo duhet të kuptohet se shkon në konto të asaj pjese të Jerusalemit. Vendosja e Ambasadës Kosovës në pjesën perendimore të Jerusalemit, është edhe në në frymën e deklarimieve të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dikur, Ban Ki-moonit, për Jerusalemin si kryeqytet në të ardhme i dy shteteve, prandaj edhe nuk shkelë legjitimitetin ndërkombëtar.

Sa i përket Turqisë dhe Erdoganit, kuptohet se Kosova ka dëshmuar se është shumë e interesuar për vazhdimin dhe thellimin e marrëdhënjeve të ngushta me Turqinë me të cilën na lidhin edhe shumë miljona banor atje me prejadhje shqiptare dhe është thellësisht mirënjohëse për çfardo ndihme që ka pasë nga Turqia, të cilat Kosova kurrë nuk do t´i harron dot, por Erdogani duhet ta ketë larg mendjes se me ato ndihma politike apo materiale e ka korruptuar shtetin e Kosovës dhe se tani Kosova do të punoj për interesa të Turqisë apo të kujtdoqoftë dhe kundër interesit vetë. Kosova (përjashto disa individ) nuk korruptohet dot.

Kjo ngjarje rreth lokacionit të Ambasadës vetëvetiu na nxitë të mendojmë më gjerë. Shqiptarët edhe më tutje, si gjithmonë, urojmë që mosmarrëveshjet në mes vedi palestinezët dhe hebrenjët t´i zgjidhin në mënyrë të qetë e paqësore, pa viktima, e në mënyrë të drejtë dhe të knaqëshme për të dy palët. Do të ishte kjo një mrekulli e mirëpritur nga të gjithë. Kombi hebrenj që i ka dhënë aq shumë njerëzimit, kurse numerikisht shumë i pakët në mesin e arabëve qindra miljonësh, pas të gjitha vuatjeve, përndjekjeve, madje dhe hollokaustit dikur nga nacifashizmi dhe koloboracionistët e tyre, më në fund e meriton, qoftë edhe me shumë vonesë, të jetojë jo i kërcnuar, jo i rrezikuar, në siguri të plotë, i qetë e i lirë, kurse arabët ashtu do të konsideroheshin të bekuar nga e tërë bota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat