30 vjet me pare Vlorë-Otranto, ura e mortit

Opinione

30 vjet me pare Vlorë-Otranto, ura e mortit

Nga: Gëzim Llojdia Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:48
Gëzim Llojdia

1.

Vlorë-Otranto,ura e mortit

“Ishte erë e ftohtë,therëse e marsit ’91, që greu definitivisht themelet e atij regjimi. Ata,përpara kishin shpresën,vezullimi i dritave u ngjante me atë vegim magjik,në atë llahtari dhe në çast ,çehrja u ndërronte. Shumica,të rinj,me shpirt të pastër dhe të virgjër. Në rimorkiator,hera-herës,thyhej heshtja. U duk sikur,bryma e natës i mbuloi vezullimin e ëndrrës së tyre”....

2.

Në një Tv serioz ca vite me pare filloj një emision investigimi në kërkim të të humburve shqiptarë, që kurrë shteti i këtyre viteve nuk e kreu dot si mision të tij, për ti gjetur shtetarët e vet. Në kërkim të të humburve është një mision humanitar e njerëzor për të gjithë ata shqiptarë, që kanë humbur e mund të jenë gjallë në shtetet perëndimore dhe për të gjithë ata që janë zhdukur ,janë vrarë,ose kanë vdekur,por ende një varr,në trojet e tyre nuk e kanë. Duke punuar si gazetar në qytetin detar të Vlorës,vite më parë më është paraqitur një rast i këtillë me një histori tragjike siç ma rrëfeu një i afërm .Ishin kohë eksodesh të mëdha dhe me ndryshim sistemi në Shqipëri. ...Humbëtirë e madhe ujore.Qyteti në këmbët e tij,llapashitej nën kapotën ushtarake. të diktaturës. Njerëzit e ngritur me sytë e përgjumur nën cigrimën e atij dimri,kërkonin rishtazi një copë truall të ri.

3.

Mars,’91. Regjistrohet kohë e ftohtë,në të gjitha buletinet metrologjie. Frymëmarrja e përditshmërisë së qytetit ishte shtuar. Copra nga bisedat,që ndeshje në rrugë:Kanë filluar të nisen anije për në Itali...

-Tre nga ato kanë kaptuar mezokanalin. S’duhet besuar ende,këta të vrasin. Është vrarë. B.XH.. e kanë gjuajtur,sapo u nis ...Të shtëna armësh,që lëmonin e kafshonin muzgjet ishin reflekse,që shquheshin ndër më të shumtit e kohës. Nga versioni i asaj dite marsi kemi këtë rrëfim:Portin e vogël e kishin “mësirë”,refugjatët,të strehuar në një çast vetmie në atë marramendje dhe rrëmujë të përgjithshme,ishin rrëmbyer motopeshkatore dhe ndonjë transportues tjetër detar. Tre ditët e para bilanci,që bëhej në kapiterinë e portit:”Rrëmbimi i mjeteve detare ishte kryer me brutalitet nga refugjatët eksodistë ,të përbërë nga turma të mëdha. Si të veprojmë Stop”.

4.

Nën vrazhdësinë e kohës ishte kërkuar çarja e madhe e përgjithmonë e komunizmit..Ata kishin lënë brigjet me pikëllimin,që u ndihej në shpirt dhe si udhërrëfyes kishin tokën e premtuar në perëndim. Ndërkohë,nga zyrat e larta të shtetit komunist mërinin me togje mesazhet:”Mos i lini të ikin,përdorni edhe armët.”Të nesërmen ndryshohet amplituda:”I lini të ikin,se kemi zgjedhjet, përpara”.Togjet e zjarrit ndrisnin si yje,ato net marsi të ftohta me acar. Porti i Vlorës. Qyteti jetonte me shpirtin tek deti.D he sa më lart,sa më i fuqishëm bëhej përgjërimi i nënave për djemtë,që iknin e iknin si kurrë ndonjëherë,aq më tepër vala eksodistëve trefishohej. Ishte e vetmja shpresë.Tre motopeshkatoret e para të ngarkuara me një dendësi të atillë,sa për një kokërr mollë nuk kishte vend,kapën bregun përtej mezokanalit. Lajmet e para se kishin mbritur e dha RAIUNO,RAIDUE,pothuajse tërë ditën.

-Si ka qenë deti ?Pothuajse i tërbuar.

-A kishte të vrarë,vetëm një. Ishte vrarë. E kishin qëlluar dhe kishte vdekur në kabinën e motopeshkatores. Ishte qëlluar me armë,nga mjetet detare të kufirit. Pandehja e botës,për të ishte ëndrra e perëndimit të shuar. Ai duke disponuar aftësinë e ëndërrimit,vritet pabesisht. Dhe bota ishte koshiente për fatëkeqësin e të marrëve,që në pozitat e tyre lëshuan urdhra kësisoj. Mirëpo urdhri i vrasjes,ishte zhdukur labirinteve,ku murosej krimi.

5.

Në kërkim të të humburve të detit

4 Mars ’91. Rimorkiatori i vjetër,tre ditë ngarkuar,sakaq nuk kishte pëllëmbë në dysheme dhe ata,që mbeten,h ypën sipër tyre. Turmat e mëdha prisnin,përtej,largoheshin veç në mesnatë. Qyteti nuk ndjente gjumë. Sytë e tij ,rridhnin lot të patharë. Rimorkiatori ishte në listën e të rrëmbyerve. Rrugën e aventurës e mori në muzg,mbasi kishte pritur tre ditë,ngjeshur në bankinë,shtrirë për të marrë një sy gjumë. Firoma e njërit përfundonte në faqen e tjetrit,që kishte tre ditë pa vënë brisk. Në ritmin e kësaj frymëmarrje,qielli ishte mbyllur pus dhe nata e ftohtë,acar,që të thante. Kohë e mardhur,palcë dimri me erë ujqërish deti. Motorët e rimorkiatorit të vjetër,prisnin si më thikë hepimin e ujit,që formonte hinkën. Diku ai gulçonte,ecte përpara. Përballë një sprove të këtillë, drejt ëndrrës së tokës së premtuar,në shpirtin e tyre ishte akumuluar dhimbja,që kishin pësuar atje,të pa krahë,të pa shpresë,të humbur dhe dhuna që vinte me një intensitet perfid,që gërryente dhe përmbyste themelet e socializmit.Ishte erë e ftohtë,therëse e marsit ’91,që greu definitivisht themelet e atij regjimi. Ata,përpara kishin shpresën.,vezullimi i dritave u ngjante me atë vegim magjik,në atë llahtari dhe në çast ,çehrja u ndërronte. Shumica,të rinj,me shpirt të pastër,dhe të virgjër. Në rimorkiator,hera-herës,thyhej heshtja. U duk sikur,bryma e natës i mbuloi vezullimin e ëndrrës së tyre. Rimorkiatori çapiste thellë ujërat e kripura .Kishin mbështetur kokat në supet e tjetrit,në të njëjtin kohë. Pak përpara mesnatës,kur po afroheshin ujërave territoriale. V.H,kishte lënë bukën me ullinj në dysheme. Djaloshi,ka braktisur vendin dhe nga marramendja ka shkuar tek tubat anësore,ka hedhur duart,por ah të atilla,atje s'kishte. Ka rënë në detin shkumë. Ka humbur në çast në hapësirë-zbrasti. Është,çarë qielli,nga britma e tij e vetme. Oh !!!Era,qe ndalur papritur,qielli pus.

-Ka rënë një njeri në det. Ndalojeni,për atë Zot,ç’bëhet ?

Rimorkiatori mbasi ka ecur disa milje është kthyer ka shkuar ta gjejë gjurmët ndaj mesnatën e trishtuar,të zymtë e të pistë. Ekzagjirisht ka ndodhur kështu. Gjurmët e djaloshit i kishte kafshuar deti. Mbas tij është hedhur në det një ushtar,për të shpëtuar,por deti i tmerrshëm i ka përpirë të dy. Kërkund gjurmë të dy jetëve s’u gjendën.I ranë kryq e tërthor. vendit,por atje mbretëronte deti pus dhe heshtje e rëndë,thellësia dhe era që,nisi vrullshëm me të fshikulluar. Në rimorkiator, gjëndja,qe e trishtë. Duke u torturuar nga dhimbja pa pasur kujt t’ja rrëfenin veç vetes fatkeqësinë e tyre,ata nuk mund të duronin dot dëshirën,që kishin për të derdhur lot. Ora,mesnatën kishte kapërcyer. Sorollatja në det u kushtoi edhe jetën. Ndërkohë,nga ana e përtejme rimorkiatori,që kishte ecur kuturi është qëlluar me top nga marina jugosllave,që u hakërrohej djelmoshave,përse këta shqiptar e braktisnin socializmin .Torua humbur nga paniku ,nuk e kishin marrë dot vesh se për ku udhëtonte rimorkiatori i vjetruar, kur ata ende të marrosur gati po ngrinin së ftohti. Në kuesturën italiane është marrë vesh fatkeqësia. Një helikopter i karabinierisë ka fluturuar,në vendin e ndodhjes,kur era kishte pushuar,deti ishte i qetë dhe dita e zymtë. Helikopteri ka kërkuar disa orë,kur ka mbritur, përfundimi ishte i parë:”Asgjë e re”.Ekspertët kanë konkluduar se në vendin e mbytjes,nuk u gjet asnjë gjurmë. Në këto ujera,ka rryma thithëse të fuqishme .Kishin bërë,ç’është e mundur,por rezultati kishte dalur negativ. Gjurmët e tyre nuk u gjetën. Si kudo,familja,atë dimër e kërkuan zyrave të kryqit të kuq,nëpër ministri për tu lidhur me shtetet fqinje,për të gjetur të paktën kufomën,por shurdhëria e shtetit dhe burokratëve ishte memece. Krejt lakuriqe përgjigjet:

-Mos iknin,ç’u duhej atje ja ku e kishin socializmin.!”

5.

Kështu ëndrra për një truall të ri, perëndimin e shpresës,mbeti dhimbje,mbeti kujtim i shndërruar tash në rrëfim. Për ata,që si varr u mbeti deti,streha e fundme e tyre vendi ku ish ngjizur dhimbja , gëzimi, dëshpërimi, ëndrra, frika, dhe vdekja në fund. Kështu,kujtimet e dhjetëra shqiptarëve,që i mori deti,vijnë tek ne dhe mbijnë përherë të reja në tokën e shpirtit tonë. Një lutje prano ti udhëtar i detrave ,aty hidh një lule,se për të mbritur këtu në vendin tënd,ata rrugët i shtruan me gjak. Deti ua lau qefinët e vdekjes, i mbështolli deti, i mbuloi në krahët e tij,në fundin e tij,dhe nga dhimbja gërryhen brigjet ngadalë,derisa të treten deri sa të mos mbetet asnjë dëshmitar okular,që të dëshmoj,kundër detit, absolutisht. Ja njohim fajet detit sigurisht,prandaj mbi të rëndojnë fajet e krimit sigurisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat