Halucinacionet e ish “ambasadorit” Richard Grenell!

Opinione

Halucinacionet e ish “ambasadorit” Richard Grenell!

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 5 mars 2021 Në ora: 20:46
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Ai, erdhi në Kosovë më kërbaç në dorë sikur në vitet 1776 deri në vitin 1865, ndaj skllevërve të SHBA-ve.

Ky “ultra specialist i dërguar i posaçëm” për bisedimet Kosovë-Serbi (sipas Evropës, Prishtinë-Beograd) nga bosi i tij, Donald J. Trump, sikur e ka konsumuar ndonjë “shlivovicë” serbe sa po dukët e ka zënë keq nuk po mund të këndellët dhe as që e dinë së çka fletë apo, nuk po mund ti hekë nga vetvetja obligimet të cilat i ka marrë por që për Kosovën janë të papranueshme.

E mora shembull nëntitullin si synonim i kërbaçit ndaj skllevërve në Shtetet e Bashkuara të viteve 1776 nga themelimi i saj deri në kalimin e Amendamentit të Trembëdhjetë në vitin 1865, i cili iu amandamentuar kur, skllavëria konsiderohej si institucion legale skllavet si plaçkë, apo pasuri e patundshme kryesisht Afrikan dhe Afrikano Amerikan të cilët ekzistonin qe nga themelimi i SHBA-ve.

Më atë mendësi, erdhi për të ndërmjetësuar bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në mënyrë serioze duke eliminuar së ekzistuari përfaqësuesit e zgjedhur legjitim më vullnetin shumicë të popullit.

E kishte agjendën të diktuar nga bosi i tij, Trump dhe atë duhet realizuar më çdo çmim e çdo kusht, pa hyrë në të drejtën që përfaqësuesit e popullit ta thonë fjalën e tyre më parë të premtuar popullit para se të vinin në pushtet.

Dua ta “shfajësojë” sepse, nga “ përfaqësuesit” e mëparshëm, mund të ishte “ i dezinformuar, gënjyer e mashtruar” së, ata gjeja e “përfaqësojnë dhe flasin në emër të popullit” edhe kur e kishin përkrahjen prej 18%.

Ndoshta por, megjithatë, nuk ma merr mëndja që të jetë aq i painformuar duke pasur parasysh aftësitë inteligjente të shërbimeve Sekrete të SHBA-ve përpos, realizimit të agjendave të koordinuara në konfidencë duke ua shitur, gjithnjë gjoja së ato skenar, janë më “pëlqimin e popullit”.

Zoti Grenell, më arrogancën e tij të paparë por, gjithnjë në “emër të Amerikës” që, nëse ndonjë lexuesi i kujtohet nga shkrimet e mia ku e kamë thënë publikisht së, Trump dhe Grenell, nuk janë Amerika në kuptimin e zbatimit të standardeve dhe vlerave amerikane ndaj aleatëve të tyre më dashamirës e të sinqertë siç është Kosova dhe populli i saj.

Sepse, Amerika dhe përfaqësuesit e sajë të vërtetë, kurrë nuk janë sjellë e as që do të silleshin ndaj një shteti e populli mik më dashamirës në globin tokësor.

Pengesë në zbatimin e planit të tij famëkeq për Kosovën, ishte Kryeministri i zgjedhur më 6 tetor të vitit 2019 në mënyrë të lirë dhe demokratike.

Ky, në ketë ndërmjetësim për të pasur sukses duhet hequr qafe Albin Kurti si ” antiamerikan” parullë më të cilën ma së lehti manipulohet populli si më proamerikan, në bashkëpunim më udhëheqës servil të akuzuar për vepra penale, krim, korrupsion, nepotizëm e pasurim të jashtëligjshëm, të cilët nuk i penguan, për t’u treguar më makiavelistë së vetë Makiaveli, për t’ia arrit qëllimit duke e rrënxuar qeverinë përmes puçit politik.

Ky, nën hije apo heshtazi, që populli e kuptojë, ndërmori hapin më arrogant, antidemokratik, kundër vullnetit të popullit, duke e rrëzuar Qeverinë më puç që rezultojë, rezultojë më një votim “shumë bindës” në Parlament më 2/3 e votave të përgjithshme. E konsiderojë sukses.

Pse e kishte kapluar i tërë ky zavall zotin Grenell?

A kishte hyrë në marrëveshje më dyshen, Thaçi-Vuqiq, më ndihmën apo heshtjen e Edvin Kristaq Ramës dhe argatëve të tij qe, ideja e korrigjimit të kufijve të zbatohej sipas agjendave të këtyre të dyve, pasi, sipas deklarimeve që mund t’iu është përcjellë, për të arritur të marrëveshja përfundimtare ne mes këtyre dy shteteve, do të jetë rruga më e shkurtë por, “edhe e sigurt” për ta mbyllur këtë kapitull.

Dëshmi për këtë është, kërkesa e ish presidentit drejtuar Kurtit që t’i merr disa këmisha dhe të shkojnë në Uashington dhe ta mbyllin këtë problem.

Zoti Grenell, “betohej” së, nuk “ka dijeni” për këtë por, deklaratat e tij ambiguoze e mashtruese së, ai, në tavolinë kurrë nuk kishte parë ndonjë marrëveshje për korrigjim apo ndarje që, askush nuk i tha së, ndoshta, ju nuk e keni parë në tavolinë por, ajo ishte në sirtar (fiokë) e gatshme, nëse palët pajtohen e që, në realitet ato ishin pajtuar por, iu duhej Kryeministri të pajtohet dhe kjo punë të përfundojë.

I dërguari “super-pecial” i ish presidentit Trump, bashkë më bosin e tij, “ vërtetonin” së kjo kurrë nuk ka ndodhe përderisa ish Këshilltari i tij për Siguri Kombëtare, zoti John Bollton, pas dorëheqjes (shkarkimit), doli publikisht më librin e tij “ Aty ku ndodhi” i cili e vërtetojë së kjo ide, jo që ka qenë prezente por, kjo ide kaherë ka qenë në qarkullim.

Ndaj zotit Bollton, askush nga shqiptaret e posaçërisht ata të Kosovës, nuk kanë ndonjë simpati por antipati pasi, ky ishte në anën e Serbisë e Rusisë kundër pavarësisë së Kosovës.

Zoti Grenell, haptazi u rreshtua në anën e Serbisë i cili asnjëherë nuk qe në gjendje që Vuqiçit t’i thotë së, duhet t’i kërkon falje shtetit të Kosovës për gjenocid.

Ky e dinë së, Vuqiqi ishte ministër i Millosheviqit në kohën kur ushtronte terror e gjenocidit në Kosovë dhe, ky ashtu siç dinë serbet të shtirën, u vesh në lëkurën e qengjit një ujk i rrezikshëm i pa ngopur në kërkim të gjahut.

Edhe pse e ka në dijeni së, kufomat e të vrarëve e të masakruarve, janë djegur nëpër shkritoret e Trepçës dhe shkritoret tjeta në Serbi, një lloj hollokousti hitlerian ndaj shqiptarëve si Gjërmania naziste hitleriane ndaj hebrenjve, kuptohet numerikisht shumë më të vogël, por, forma si shprehje e urrejtjes fashiste, ishte e njëjtë dhe do të mbetët e njëjtë kush e di edhe sa kohë.

Nëse i bëjë pyetje zotit Grenell se, si mund të bashkëpunojë më një shef shteti që ishte pjesëmarrës në vrasje e zhdukje masive të shqiptarëve, hedhja nëpër lumenjtë Danub dhe Tisë dhe vendet tjera për t’ua humb gjurmët. Ky, i dinë sepse ishte ministër i informatave por, që e pëlqejë atë veprim i cili më mburrje e krenari ua shpërndau popullit serb duke i ushqyer më të këtë politikë shoviniste, jo vetëm për vota të cilat i fitojë përmbi 60%, sepse, u premtojë atyre obligimet që i kishte marrë nga Millosheviqi, Shesheli, Tadiqi, Koshtunica dhe Nikoliq se, do t’i zbatojë në përpikëmëri. Ate tani edhe po e bënë në sy të Evropës.

Më siguri së do të më përgjigjej: po mua më duhet të bashkëpunojë më atë të cilin e ka zgjedhur populli.

Po, e “ kuptueshme” por, pse zotëri përdorë standarde të dyfishta në krahasim më ish Kryeministrin, njëherit edhe në ardhje, të cilin edhe këtë e ka zgjedhur populli i Kosovës e jo delet, nëse ti nuk i konsideron ashtu.

Për cinizmin dhe pafytyrësinë tënde, tani, po ai popull ta bëri më dije, ani pse ende nuk ndalësh më frustrimin tënd denigrues e propagandues, nuk ka qenë rastësisht i zgjedhur pasi në këto zgjedhje për here të parë në historinë e Kosovës i fitojë mbi 50% të votave të përgjithshëm.

Zotëri, e rrëzove kryeministrin në kohë pandemie që as armiku më i madhe këtë nuk do t’ia bënte, sepse, ky, nuk u tregue servil por i sinqertë edhe ndaj Amerikës por, në rëndë të pare,ndaj popullit të vetë në mbrojtje të interesave të shtetit sepse, servilizmi është i barabartë më tradhti që, nuk iu shërben as juve ndërsa e dëmton sovranin i cili ia ka dhenë besimin, në formë plebishiti si referendum në përcaktimin dhe vendosjen e paluhatshme për ndryshim. Njëherit edhe largimin përmes votës të atyre më të cilët ti zotëri hyre në vallen e turpit më , disa nga ata, të cilët janë nëpër gjykata më akuza të rënda për krime ndaj njerëzimit, që largqoftë siç po flitet, mund edhe t’i kishe dhenë premtime për amnestim, vetë që misionin të cilin e kishe marrë ta përfundosh më sukses.

Por, fatbardhësisht, Amerika ka njerëz që ia donë të mirën së pari Amerikës e pastaj aleatëve të sajë të sinqertë e dashamirës.

I’a ndërprenë rrugën për në Shtëpinë e Bardhe ku duhej të nënshkruhej dokumenti për ndarje të Kosovës.

Ia shtrojë pyetjen vetit dhe në rendë të parë juve së, si mund të jesh i kujdesshëm ndaj shtetit e popullit shqiptarët Kosovës, kur, presidenti i shtetit tënd e timit më politikën e tij përçarëse e raciste, nxiti terrorizmin e brendshëm duke e sulmuar Shtepine e Demokracisë, Capitoll Hiil, së pari here në historinë e 243 vjeçare të Amerikës për shkak të humbjes së pushtetit dhe, ma e keqja është së, ende ka indikacione së në shenjë pakënaqësie, nuk përjashtohet mundësia që skenari i njëjtë të përsëritët. A mos po i vjen era një lufte qytetare?!

A ka fotografi më të shëmtuar se kur sot Capitoll Hill është i rrethuar më rrethoja fizike të metalit sikur në ato shtete ku mbretëron anarkia.

E, ti zotëri, në shenjë debakli politik që e përjetuat ti dhe bosi yt, po i kundërviheni popullit shumicë dhe votës së tijë më 14 shkurt 2021 në formë referendumi.

Une i takojë partisë Republikane. Ndjehem i zhgënjyer më ish presidentin dhe presidentin e partisë i cili e vëri në pyetje interesin dhe sigurinë kombëtare të shtetit Amerikan dhe të aleatëve të sajë, prandaj, unë do ta pushojë anëtarësinë time në këtë parti, duke iu bërë thirrje edhe të tjerëve e, posaçërisht, nëse Partia Republikane përsëri e rikandidon për president zotin Donal Trump në zgjedhjet e vitit 2024, unë definitivisht do të largohem nga kjo parti.

Këshilla e ime sikur e shumë intelektualëve, opinionistëve, politikanëve e diplomatëve ishte, t’i ndalësh halucinacionet dhe propagandën shpifëse të pabazë rreth Kryeministri në ardhje, zotit Albin Kurti. Je duke gdhendë në këmbën tënde.

Për njohurinë tende dhe shpifjen ndaj tij si “ antiamerikan” më të cilën ia arrite qëllimit që ta rrëzoj se, ky, më siguri së është më proamerikan se ti dhe ish bosi ytë Trump.

Nëse zoti Kurti shprehë ndonjë dozë eventuale të antiamerikanizmit, besoni së populli do ta largojë me lehtë dhe më shpejtë së sa që e ka vendosur në pushtet.

Tentimi yt që Presidentit Biden t’ia paraqitesh Kurtin si “ antiamerikan”, nuk do të kalojë.

Presidenti Biden, është mik dhe njohës i çështjes së Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi si politikan më provojë 47 vjeçare në poste dhe detyra më përgjegjësi të larta shtetërore, si ne president në dy mandate dhe tani, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për fatin e sajë dhe të shteteve mike.

Hafiz Shala

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat